MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

ALOE VERA (ALOE BARBADENSIS)

 

Aloe Vera është përdorur që në kohërat e lashta për shkak të vetive të saj shëruese. Përparësitë e saj terapeutike dhe vetitë e shërimit kanë mbijetuar për më shumë se 4000 vjet. Shpesh është quajtur "bima e mrekullive" ose "ilaçi natyral". Të mirat e Aloe Vera (Aloe barbadensis) janë të shumta. Ajo preferon klimë të nxehtë të thatë. Shumë njerëz e ngatërrojnë atë me kaktusin, por në fakt i takon familjes së zambakëve. Janë të njohura rreth 350 lloje të Aloe Vera. Edhe pse Aloe ka rreth 99% ujë, pjesa e mbetur prej 1% është jashtëzakonisht e fuqishme, kjo për shkak se afër 100 përbërës që ndodhen në këtë 1% punojnë shumë mirë së bashku. Përbërësit në Aloe mund të grupohen në kategoritë e mëposhtme: vitamina, minerale, sheqerna, enzime, fibra, aminoacide, anthraquinone, saponine, acide yndyrore, acid salicilik. Secila prej këtyre kategorive mund të shtjellohet më vete. Aloe Vera përmban proteina, kalcium, krom, hekur, fosfor, magnez, mangan, kalium, natrium, zink. Përmban më pak se 18 aminoacide nga 22 themeloret. Vitamina, A, C, D, E dhe të grupit B. Enzimet metabolike dhe enzimet e tretjes të domosdoshme për të aktivizuar dhe rregulluar pothuajse të gjitha reaksionet kimike të trupit tonë. Përmban acid folik që është i rëndësishëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Aloe prodhon dy substanca, xhel dhe latex, të cilat përdoren për ilaçe. Aloe xhel gjendet në pjesën e brendshme të fletëve të bimës. Aloe latex është vetëm nën lëkurë dhe është me ngjyrë të verdhë. Disa produkte aloe janë bërë nga gjethja e grimcuar, në mënyrë që ato të përmbajnë si xhel ashtu dhe latex. Njerëzit marrin xhel aloe nga goja për humbje në peshë, diabet, hepatit, sëmundje inflamatore të zorrëve, osteoartrit, ulçer, stomak, astmë, rrezatim të lidhur me plagë të lëkurës, ethe, si një forcues i përgjithshëm, etj. Një substancë në aloe i quajtur acemannan është marrë nga goja për HIV / AIDS.

 

Përfitimet e Aloe Vera janë:

 

1 Aloe Vera është në gjendje për të pastruar trupin prej toksinave. Është e njohur si pastrues për stomakun, mëlçinë, veshkat, shpretkën, fshikëzën dhe zorrën e trashë.

 

2 Aloe është një aleat i sistemit të tretjes. Ajo stimulon florën e zorrëve duke përmirësuar thithjen e lëndëve ushqyesve. Redukton acarimin në stomak nga ulçerat. Ndihmon në trajtimin e kolitit.

 

 3 Ajo stimulon sistemin imunitar. Aloe përmban acemannan, një sheqer që ka veti antivirale, veçanërisht antiinflamatore dhe antikancer. Në fakt, stimulon prodhimin e makrofagëve, qelizat e bardha të gjakut që shkatërrojnë qelizat e kancerit.

 

4 Lufton kancerin. Kjo bimë është veçanërisht e efektshme në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit (zorrës së trashë, prostatës, gjirit, mushkërive, vezoreve dhe trurit). Është një mbështetje e vlefshme për radioterapinë dhe kimioterapinë, për shkak se ajo kufizon efektet negative të tilla si humbja e flokëve, vjellje, djegiet. Është dhe qetësues.

 

5. Ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Ka disa prova që sugjerojnë se aloe vera ul kolesterolin dhe ka një efekt pozitiv mbi nivelin e sheqerit në gjak, që do të thotë se mund të jetë e dobishme për trajtimin e diabetit dhe obezitetin.

 

6 Përmirëson qarkullimin e gjakut.

 

7 Kontrollon nivelet e yndyrës në pacientët me kolesterol të lartë.

 

8 Ajo përmirëson funksionimin e duhur të zemrës.

 

9 Aloe Vera ofron lehtësim të menjëhershëm ndaj pickimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera, kandilit të detit. Fuqia e saj qetësuese shtrihet edhe për djegien nga dielli.

 

10 Ka aftësi mpiksëse. Aloe Vera është në gjendje të riparojë shpejt indet dhe membranat, pra është përdorur jo vetëm për djegie, por edhe për plagë, ekzemë dhe flluska, duke  përshpejtuar shërimin.

 

11 Aloe ka veprimi mbrojtës për lëkurën, e hidraton dhe e zbut atë. Për këtë arsye kjo bimë është përdorur me bollëk nga industria e bukurisë në sapunëra, kremra dhe shampo për dush.

 

12 Përmirson ndjeshëm flokët. Aloe është një kondicioner i jashtëzakonshëm, i bën flokët me shkëlqim dhe mbron kokën. Gjithashtu ajo mund të përdoret kundër zbokthit.

 

13 Aloe Vera është një baktericid efikas. Për këtë ajo mund të përdoret në higjienën e dhëmbëve, pastrimin e kanaleve dhe lufton pllakëzat. Për më tepër, veprimi i saj koagulues është efikas gjithashtu në lëndime të brendshme të zgavrës së gojës.

 

Kundërindikimet

 

Nuk ka kundërindikime të njohura nga përdorimi i Aloe Vera. Lëngu i aloe vera mund të merret nga goja si një ushqim shtesë ose në kremra për lëkurë. Nëse ju merrni lëng aloe rekomandohet që të mos tejkalohet doza prej 200 ml në ditë. Përdorimi i tepruar i lëngut të aloes mund të shkaktojnë gastrit, kolit apo dhimbje barku. Në raste të rralla dhe reaksione alergjike. Njerëzit që vuajnë nga sëmundje të rënda apo që marrin ilaçe të fuqishme duhet të marrin pëlqimin e mjekut të familjes përpara se të konsumojnë aloe vera. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët e mitur, gratë shtatzane, dhe gratë në gji.

Aloe Vera është përdorur nganjëherë si një ilaç për diabetin, për të rritur ndjeshmërinë e insulinës dhe për të ndihmuar në menaxhimin e sheqerit në gjak. Nga studimet në kafshë dhe në diabetin e tipit 2 tek njerëzit ka patur rezultate premtuese nga konsumimi aloe vera.  Megjithatë, cilësia e këtyre studimeve është e varfër, kështuqë padyshim është e parakohshme të rekomandohet aloe vera për këtë qëllim. Përveç kësaj, ka pasur disa raste të dëmtimit të mëlçisë nga përdorimi afatgjatë i aloe vera. Aloe Vera definitivisht ka disa veti të veçanta terapeutike, sidomos kur aplikohet si krem për lëkurën.

Gjatë përdorimit nëse shkakton diarre, duhet zvogëluar sasia ngadalë gjatë disa ditëve, derisa sasia e dëshiruar të tolerohet. Një mbidozë aloe mund të çojë në dehidratim, spazma në stomak dhe dhimbje barku ( zorrëve ). Gjithashtu aloe mund të ndërveprojë me diuretikë, antiaritmikë dhe kortizon.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN