MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

ARSIMIMI

 

Në Amerikën e Veriut, në shkollat e akredituara të mjekësisë natyropatike siguron një diplomë katër vjeçare dhe merr përcaktimin ND (naturopathic Doctor). Në thelb, studentët natyropatë janë të trajnuar në të gjitha bazat (biokimi, anatomi, fiziologji etj), në shkencat klinike (diagnoza laboratorike, diagnoza fizike, kardiologjike, gjinekologjike etj), si dhe filozofi natyropatike, manipulim natyropatik, teknika fizioterapie, mjekësi bimore, homeopati, mjekësi nutricionale. Programet përgjithësisht përfshijnë të paktën dy vjet punë në një mjedis klinik në shoqëri me programin akademik. Edhe pse natyropatët nuk punojnë në një mjedis spitalor, ata thirren shpesh për të mbështetur pacientët që shfaqin kushte komplekse.

Në Kanada, ka një shkollë të mjekësisë natyropatike Canadian College of Naturopathic Medicine, në Toronto, Ontario.Shoqatat profesionale janë: Association of Naturopathic Physicians of British Columbia; Association of Naturopathic Physicians of Ontario; Canadian Association of Naturopathic Physicians.

Në Shtetet e Bashkuara, ka dy shkolla të akredituara të mjekësisë natyropatike: National College of Naturopathic Medicine, në Portland, Oregon dhe Bastyr University, në Seattle, Washington, si dhe dy të tjera që janë duke kërkuar akredicionin: Southwest College of Naturopathic Medicine, në Tempe, Arizona dhe Bridgeport University, located in Bridgeport,Connecticut. Shoqatat profesionale janë: American Association of Naturopathic Physicians.

 

Në Mbretërinë e Bashkuar, shkollat dhe kurset natyropatike ofrojnë studim 4 vjeçar i cili jep B.Sc. (Hons) diploma të mjekësisë natyropatike. Ata nuk konsiderohen mjekë në sistemin mjekësor. Përqëndrimi i natyropatisë është në osteopathy dhe mjekësi fizike. Gjithashtu është e mundur për të marrë një diplomë 2 vjeçare post-grad në mjekësinë natyropatike. Atje nuk ka shkolla të akredituara. Ajo që bën të vlefshme diplomat natyropatike është British College of Naturopathy and Osteopathy. Kjo shkollë është e asocuar në the University of Westminster. Shoqata Profesionale në Angli: General Council and Register of Naturopaths(GCRN) Pas kualifikimit, ju merrni regjistrimin MRN-Regjistruar Natyropat. Kjo është një nga disa agjencitë e shumta të regjistrimit. British Naturopathy and Osteopathy Association, kjo shoqatë ofron 2 vjet kurs post-grad, dhe The Incorporated Society of Registered Naturopaths.

 

Në Gjermani, shkollat e natyropatisë japin diploma me titullin e Heilpraktiker. Një natyropat në Gjermani është i trajnuar në mënyrë të ngjashme për praktikues si në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Në Australi dhe Zelandën e Re, arsimi është katër vjet në mjekësinë natyropatike, aq sa në Amerikën e Veriut, me një formim të ngjashëm me atë të një mjeku. Në Zelandën e Re është New Zealand Society of Naturopaths

 

Në Itali, pavarësisht shumë vendeve që i kanë thënë po natyropaisë, ky profesion nuk është i rregulluar me ligj për shkak të lobeve të mjekëve si dhe të shoqërive shumëkombëshe farmaceutike, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tashmë e ka stabilizuar ekzistencën e figurës së një natyropati. Në këtë një vit e gjysëm të fundit (pak a shumë), kemi asistuar në një vrapim galopant  në shumë rajone të Italisë për miratimin e ligjeve në lidhje me shkencat natyrore, si "biodisiplina ose disiplina bioenergjike" me përjashtim të Emilia-Romagna e cila ka "guxuar"për  të shpjeguar termin "Naturopath" dhe "Naturopathy". Lista e shkollave natyropatike në Itali: Istituto Rudy Lanza (Torino, Milano, Padova, Bologna, Roma) që është prezantuesi zyrtar i Italisë me l'Unione Europea Heilpraktiker, Istituto di Medicina Naturale (Urbino) , Lumen – Scuola di Naturopatia Olistica (Piacenza, Padova, Milano), Centro Natura (Bologna), Salus Mater (Castrocaro Terme e Terra del Sole), Scuola Italiana di Scienze Naturopatiche (Reggio Calabria, Bari, Lecce, Catania, Messina, Palermo), Scuola Simo (Milano), Scuola di Naturopatia Riza (Milano, Roma, Bologna, Torino, Verona), Accademia di Naturopatia (San Marino), etj…

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN