MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

BARI ELBI

 

 Bari elb është thjesht një gjermol i gjelbër i bimës me të njëjtin emër, dhe është një nga drithërat më të famshme dhe të lashta të përdorura në ushqimin tonë. Rreth 40 vjet më parë u rizbulua nga shkencëtarët japonezë si Yoshihide Hagiwara : Bari i këtij drithi mund të konsiderohet si një " superushqim ". Në fakt është një koncentrat i substancave që kanë një efekt pozitiv në trupin tonë, duke na ndihmuar për të qëndruar në shëndet të përsosur.

 

 Çfarë është dhe kur mblidhet

 

Bari elb është thjesht bima “Hordeum vulgare”, mblidhet kur fillon fazën e rritjes mbi tokë. Më e përdorur është gjethja e re. Njihet gjithashtu si pluhuri, që mban të gjitha vlerat ushqyesve. Gjethet e reja janë veçanërisht të pasura me klorofil. Gjithashtu ka efekt anti-anemik, sepse stimulon sintezën e hemoglobinës dhe ka treguar një veprim shërues. Klorofila ndërvepron në trajtimin e sindromave premenstruale si dhimbjeve tipike të ciklit. Veçanërisht është e nevojshëme te gratë që kanë difekte të qarkullimit jashtëqelizor dhe kapilar. Klorofila ka treguar se ka efekt shumë të mirë në mikroqarkullimin dhe është një suport i vlefshëm në parandalimin e dobësimit të kapilarëve dhe komplikacionet e tyre. Favorizon mbajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të florës bakteriale intestinale, eleminimin e radikaleve të lira dhe të toksinave në përgjithësi. Efikasiteti i barit të elbit si një integrator detoksifikues është i garantuar. Është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga radikalet e lira toksike dhe nga plakja e tyre.Të tjerë mikroushqyes që gjenden në barin e elbit janë: vitamina A, B1, B2, B6, B12, vitamina E dhe vitamina K; kalcium, krom, bakër, hekur, jod, magnez, fosfor, kalium, selen, zink; të gjithë aminoacidet dhe acidet yndyrore esenciale; betaglucan efektiv për të reduktuar përqëndrimin e kolesterolit në gjak.

 

 Analizat kimike të kryera nga Yoshihide Hagiwara në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar se bari elb përmban dyfishin e kalciumit që gjendet në qumësht, dy herë më shumë potas se sa gjendet në grurë, 7 herë më shumë vitaminë C se sa gjendet në portokall, 30 herë më shumë kompleksin e vitaminave B se sa ato që gjenden në qumësht, 5 herë më shumë hekur se sa ai që gjendet në spinaq. Për përmbajtjen e tij ushqyese, bari elb duket si një ndihmë e vërtetë për shëndetin, sidomos në rastin e mungesës së vitaminave ose mineraleve, dhe problemet me kockat, të cilat nuk i marrim  mjaftueshëm nëpërmjet ushqimit.

 

 Më në fund bari elb ka një efekt alkalin dhe shmang acidifikimin e indeve kryesisht për shkak se ne ushqehemi shumë keq, me ushqime gabimisht të  gatuara dhe të rafinuara në fabrika. Acidifikimi i qelizave tona është një faktor që na përgatit për sëmundje degjenerative madje edhe të rënda. Përveç se duhet të mbajmë një dietë të ekuilibruar dhe të bëjmë një jetesë të shëndetshme, është e dobishme për të promovuar ekuilibrin e pH metabolik me përdorimin e integratorëve të përshtatshëm: bari elb është padyshim ndër më të përshtatshmit.

 

 Si ta përdorim atë

 

 Mënyra më e lehtë është përzierja e 1-2 lugë çaji me pluhur në një sallatë ose në perime të ziera, gjithashtu mund të përzihet në një gotë me lëng frutash ose perimesh jeshile. Nga ana tjetër, një lugë çaji me pluhur, thjesht mund të tretet në një gotë me ujë ambienti e të pihet.

 

Yoshihide Hagiwara është një shkencëtar japonez i diplomuar në mjeksi dhe në farmaceutikë dhe është zbuluesi  i barit elb si një “superushqim” pas eksperimenteve me mbi 200 lloje bimësh si dhe zbuluesi i metodës së kthimit  të këtij bari të freskët në pluhur në mënyrë që ai të mos humbasë asnjë nga vlerat e tij ushqyese. Për këtë atij i është akorduar çmimi ndërkombëtar "Science and Technology Agency Award".

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN