MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

BROKOLI

 

Brokoli i takon familjes së perimeve cruciferous, ku përfshihen lakra, lulelakra, lakra e brukselit, lakra jeshile, rrepat etj. Brokoli ka reputacion si ushqim shumë i shëndetshëm, “superushqim”. Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës K, vitaminës C, kromit dhe folateve. Është një burim shumë i mirë i fijeve dietetike, acidit pantothenic, vitaminës B6, vitaminës E, manganit, fosforit, kolinës, vitaminës B1, vitaminës A (në formën e karotenoideve), kaliumit dhe bakrit. Brokoli është gjithashtu një burim i mirë i magnezit, omega-3 acide yndyrore, proteinave, zinkut, kalciumit, hekurit, niacinës dhe selenit. Në 150 gr brokoli të coptuar dhe të gatuar ka 55 kalori, 245% vitaminë K, 135% vitaminë C, 53% krom, 42% folate, 21% fibër, 19% acid pantothenic, 18% vitaminë B6, 15% vitaminë E, 15% fosfor, 15% manganez, 15% kolinë, 15% vitaminë B2,  13% vitaminë A, 13% potas, 11% bakër, 8% vitaminë B1, 8% omega-3 fats, 8% magnez, 7% proteinë, 6% zink, 6% hekur, 6% kalcium, 5% selen, 5% vitaminë B3. Kombinimi unik i antioxidantëve, anti-inflamatorëve dhe pro-detoksifikues e bëjnë atë një ushqim të veçantë përsa i përket parandalimit të kancerit. Një gjysmë filxhan brokoli në ditë ka vetëm 22 kalori. Kjo sasi është e mjaftueshme për të siguruar disa përfitime të matëshme. Vetëm një filxhan brokoli ofron më shumë se 100% të kërkesave të përditshme të vitaminës C dhe vitaminës K. Është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës A, acidit folik dhe kaliumit. Brokoli i ka rrënjët e tij në Itali. Romakët e njihnin si lakër e egër. Ai u përhap në Lindjen e Afërt ku u vlerësua për vlerat ushqimore dhe u soll më pas përsëri në Itali ku u kultivua edhe më tej. Brokoli u prezantua në Shtetet e Bashkuara në kohërat koloniale. Emigrantët italianë e sollën këtë perime të çmuar me vehte në Botën e Re.

 

 

Përfitimet nga Brokoli

 

1  Ulja e nivelit të kolesterolit, në qoftë se ju do ta gatuani atë në avull.

2  Brokoli ka një ndikim të fortë pozitiv në sistemin e detoksifikimit të trupit tonë.

3  Brokoli mund të na ndihmojë në metabolizimin e vitaminës D kur kjo mungon në trupin tonë dhe ne duhet ta marrim nëpërmjet integratorëve ushqimorë.

4  Brokoli është një burim veçanërisht i pasur me kaempferol flavonoideve. Studimet e fundit kanë treguar aftësinë e kaempferol për të pakësuar ndikimin e substancave alergjike të lidhura në trupin tonë.

5  Shumë studime kanë treguar se konsumi i brokolit zvogëlon rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, hipertensionit dhe sëmundjeve të caktuara gastrointestinale.

6  Brokoli, nëse konsumohet rregullisht, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, kancerit të mëlçisë, të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë, dhe kokës

7  Ndihmon në përmirësimin e shëndetit të kockave

8  Si antioksidant ( përmban më shumë se agrumet vitaminë C ), brokoli mund të ndihmojë në luftën kundër dëmtimit të lëkurës të shkaktuar nga dielli dhe ndotja. Në reduktimin e rrudhave dhe përmirësimin e cilësisë së lëkurës në përgjithësi.

 

Si ta zgjedhim

 

Duhet të jetë uniform në ngjyrë, jeshile e errët, ose ngjyrë vjollcë-jeshile, në varësi të ndryshme dhe pa zverdhje. Përveç kësaj nuk duhet të ketë ndonjë lule të verdhë në lulëzim, pasi kjo është një shenjë e pjekurisë së gjatë.

Brokoli i gatuar që mbetet nga konsumi duhet të vendoset në enë të mbyllur fort dhe ruhet në frigorifer, për disa ditë.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN