MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

LULETERAPIA

 

Gjatë jetës ne komunikojmë çdo ditë me njerëz të ndryshëm në punë, shoqëri, rrugë, familje, etj. Shpesh këto komunikime janë negative, shumë negative, pozitive ose shumë pozitive. Ndjehemi keq ose shumë keq kur humbasim një njeri të dashur. Ne japim dhe marrim informacion, shkëmbejmë mendime por edhe konfliktohemi, kështu që shpesh ndjehemi keq. Të gjitha këto ndikojnë negativisht ose pozitivisht tek njeriu duke prishur ekuilibrin shpirtëror dhe emocional të tij. Kjo bën që individi të stresohet, mërzitet, apo të kalojë në depresion. Dhe më tej akoma.

 

Nëse vizita natyropatike kontrollon anën funksionale të organeve, luleterapia kontrollon anën psikoemocionale të njeriut. Pasi identifikon problemet psikoemocionale tek individi, natyropati përcakton një terapi me esencat e luleve të dok. Bach apo produkte të tjera bimore që nuk kanë asnjë efekt anësor, të cilat mund të përdoren edhe tek fëmijët, edhe tek gratë shtatzëna.  Esencat e dok. Bach janë emocione pozitive në formë bio-organike dhe punojnë në subkoshiencë. Ato merren me pika poshtë gjuhës.  Pra  Luleterapia  përdoret për të evidentuar dhe normalizuar problemet psiko-emocionale qofshin negative ose pozitive. Në raste më të rënda ajo mund të luajë edhe rolin e parapsikologjisë dhe në raste akoma më të rënda mund ti vijë në ndihmë psikologut  për një terapi më efikase dhe pa efekte anësore.

 

Zbulimi i aftësive kuruese të bimëve mjekësore është shumë i vjetër,  ato janë përdorur nga njeriu që në antikitet. Më vonë lindi industria farmaceutike, e cila pasi zbuloi përbërjen kimike atomike dhe molekulare të substancave natyrale i zëvëndësoi ato me substanca identike nga ana kimike por sintetike. Këto të fundit nuk kryjenë të njëjtin funksion në organizëm si substancat natyrale, madje kanë edhe efekte anësore. Prandaj sot po kërkohet dhe po insistohet që të përdoren esencat natyrale në vënd të atyre kimike dhe sintetike duke evituar kështu efektet anësore të kimikateve mbi organizëm. Lulet e dok. Bach janë njëra prej shumë përdorimeve të bimëve në shërbim të shëndetit të njeriut. Natyra na ofron të gjitha kurat natyrale nëse ne dimë ti gjejmë dhe ti përdorim drejt ato. Zbulimi i luleve të Bach lindi nga intuita e doktor Bach, anglez i lindur në 24 shtator 1886 në Moseley afër Birmingham. Pasioni i tij ishte mjeksia dhe vendos të rifillojë studimet duke u regjistruar në universitetin e Birminghamit ku dhe dipllomohet në vitin 1913.

 

Në të njëjtin vit fillon të punojë pranë “University College Hospital “ të Londrës ku  emërohet në detyrën e përgjegjësit kryesor të urgjencës së këtij spitali dhe më pas përgjegjës i repartit të kirurgjisë  së urgjencës në National Temperance Hospital. Ai shpejt kuptoi që mjekësia merrej vetëm me sëmundjen dhe jo me pacientin në tërësi. Ai vërente tek pacientët që personaliteti i individit ndikonte shumë tek sëmundjet. Prandaj krahas repartit të kirurgjisë i dedikohet edhe baktereologjisë dhe imunologjisë duke arritur suksese dhe rezultate shumë pozitive. Ai arriti të demonstrojë që disa baketerie të zorrës kishin lidhje me disa sëmundje kronike. Në vitin 1922 transferohet në laboratorin Park Crescent të Londrës për të vazhduar i qetë kërkimet dhe njëkohësisht bënte edhe vizita falas për të gjithë ata që nuk kishin mundësi të shkonin tek mjeku me pagesë. Në vitin 1924 publikon studimin e tij me temë (Helmet e zorrës së trashë, dhe lidhja e tyre me kancerin). Me gjithë suksesin e arritur në të gjithë botën për zbulimin e vaksinave omeopatike, ai kërkonte gjithmonë diçka tjetër të ndryshme që shkonte përtej sëmundjes, prandaj fillon prapë punën kërkimore për të zbuluar kura universale duke studiuar vetitë, përbërjen dhe aftësitë e bimëve. Nga fundi i vitit 1928 fillon pregatitjen e solucioneve të para me bazë bimore nga petalet e luleve. Duke parë suksesin e tyre publikon një artikul me titull ”Homoepathic World”. Në vitin 1931 boton librin "Heal Thyself" ( Kuro vetveten ). Pas botimit të këtij libri mund të themi që lindi Luleterapia e dot Bach.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN