MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

ÇFARË ËSHTË NATYROPATI

 

Natyropati është një profesionist, trajnimi i të cilit përfshin studime universitare të profesionit si dhe ato pasuese. Ai, nëpërmjet disiplinave dhe teknikave sipas një vizioni rigorozisht olistik punon për të përmirësuar natyralisht cilësinë e jetës dhe të mirëqenies psikofizike. Pra, si profesionist, ai ndihmon në mënyrë konstante nëpërmjet vetëshërimit, masazhit, ushqimit natyror, refleksologjisë, kromoterapisë, luleterapisë, antibiotikëve natyrorë, integratorëve ushqimorë etj. Ai mund të ndërhyjë në situata të ndryshme, p.sh në mbështetje të psikologut në rastet me çrregullime të tilla si ankthi dhe depresioni. Mund të ndërhyjë në mbështetje të mjekut me ndihmën e teknikave të caktuara për të rimarrë gjendjen e mirëqenies, si dhe me dieta detoksifikuese pas trajtimit me ilaçe, antibiotikë apo kimioterapi. Natyropati ndërhyn në të gjitha fushat që përbëjnë njeriun: shpirtërore, emocionale, fizike, mendore, sociale dhe ambientale, me metoda jo-invazive pa provokuar efekte anësore apo rrisqe të tjera. Ai udhëzon individin drejt një stili jetese që favorizon ekuilibrin e organizmit. Një nga zonat terapeutike dhe më kryesorja që përdor natyropati është ushqimi. Ushqimi është “ilaçi” më natyral, më i mirë dhe më i thjeshtë. Atë e marrim çdo ditë. Megjithatë kujdes, sepse si të gjitha ilaçet dhe ushqimi mund të bëjë dëme. P.sh i njejti ushqim njërit mund ti bëjë mirë kurse një tjetri jo, dhe anasjelltas. Në fakt nuk ekziston një dietë ushqimore e njejtë për të gjithë tek individët e sëmurë. Një program ushqimor i këshillohet individit sipas kushteve dhe gjendjes psikofizike të tij, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi rezultate të mira dhe afatgjata. Një ushqim korrekt i këshilluar nga natyropati bën të mundur që organizmi të mbahet në gjendje të shëndetshme dhe në ekuilibër energjitik dhe biologjik, që do të thotë një organizëm i shëndetshëm. Natyropatit, për të arritur më shpejt këtë, i vijnë në ndihmë dhe integratorët ushqimorë. Një zonë tjetër terapeutike është oligoterapia, ose siç definohet “mjekësia e tokës”, e cila mund të zgjithë probleme shumë të thella edhe psikosomatike, favorizon përveç të tjerash mbrojtjen natyrore të organizmit. Fitoterapia (barërat mjekësorë) është një tjetër zonë terapeutike që përdor natyropati. Po kështu floriterapia (terapia e luleve) etj. etj.

 

Ja disa nga situatat kur natyropati është një ndihmë e veçantë:

--  Në problemet e stresit të lidhura në kuptim të gjerë (të tensionit fizik dhe mendor, ankthi, nervozizmi, çrregullime të humorit dhe të gjumit, etj).

--  Për të fituar mbi lodhjen dhe mungesën e qartësisë mendore, duke fituar më shumë energji dhe dëshirë për të punuar.

--  Çrregullime psikosomatike.

--  Në vështirësitë gastrointestinale.

--  Për të forcuar mbrojtjet kundër kurtheve të dimrit, dhe në përgjithësi, të ulë

    predispozicionin për infeksione.

--  Për të ribalancuar përgjigjet alternative imunitare dhe inflamatore.

--  Ndryshimet në ciklin menstrual dhe çrregullimeve të tjera tek femrat.

--  Për të ndihmuar artikulacionet dhe lehtësimin e tensionit muskular.

--  Kundër celulitit.

--  Për të parandaluar çekuilibrat kryesorë metabolikë dhe hormonalë.

--  Për të ngadalësuar mplakjen psikofizike.

--  Për mbajtjen në formë, dhe gjendjen e të ndjerit mirë në lidhje me veten e tyre.

--  Në ndihmë të terapive mjekësore.

--  Për riedukimin dhe riekuilibrimin e të ushqyerit me program të veçantë sipas kushteve individuale psikofizike dhe emocionale.

Disa nga mjetet e zakonshme që përdor natyropati janë:

a) intervistë natyropatike, ku natyropati bie në kontakt të ngushtë me palën tjetër duke zbuluar zakonet e tyre,

b) ekzaminimin irodologjik, ku nëpërmjet një aparati të quajtur iridoskop, kërkon çballancimet e irisit të syrit dhe ndryshimet e energjisë,

c) testet bioenergjike që konsistojnë për të vlerësuar rezonancën energjitike të ushqimeve dhe për të identifikuar ndryshimet e shkaktuara nga këto,

d) analizat refleksologjike dhe teknikat trupore natyropatike që i lejojnë atij të punojë në zonat e veshit dhe në shputën e këmbës për zbulimin e pikave energjitike të dobta të subjektit.

 

Është e rëndësishme të thuhet se asnjëra nga këto metoda nuk shërben për anamnezë, diagnozë apo prognozë, të cilat janë objekt i profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Natyropati  nuk vepron si një zëvendësim për mjekësinë zyrtare, por si një mjet plotësues, në sinergji me të, me qëllim mposhtjen e sëmundjes. Nuk mund të ketë "konfliktit interesi" në mes mjekut allopat dhe atij natyropat, sepse ata kanë objekte të ndryshme studimi. I pari merret me sëmundjet ndërsa i dyti me ndryshimet  bio–energjitike dhe funksionale të organeve.

 

Natyropati profesionist dallohet nga:

1 – Ka dëshmi kualifikimi (diploma)

2 – Shpjegohet me klientin për ndryshimin mes tij dhe mjekut allopat

3 – Nuk vesh uniformën e mjekut allopat apo ndonjë veshje tjetër të dallueshme.

4 – Nuk quhet mjek apo doktor nëse nuk ka të paktën një laurim.

5 – Nuk mbështet idenë se nga sugjerimet e tij mund të vijë mrekullia.

6 – Nuk mban mjete të mjekëve si stetoskop p.sh, por mban ndonjë mjet të tillë si iridoskopi.

7 – Nuk rekomandon ilaçe, por vetëm ato me natyrë bimore apo integratorë.

8 – Nuk kërkon pagesë të tepruar në këmbim të këshillave përveç asaj të vendosur në fillim.

9 – Nuk kritikon kurrë mjekët sanitarë (allopatë) por i jep atyre sugjerime në sinkron me terapinë eventuale në veprim.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN