MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

1

Check up natyropatik..............( 2500 lekë )

 

Konsiston në kontrollin metabolik dhe funksional të të gjithë organeve pa analiza laboratori dhe me ndihmën e Irisologjisë, Kinesiologjisë, Ushqimit. E gjithë vizita zgjat 1 orë.  Kura është natyrale pa ilaçe, me integratorë ushqimorë, fitoterapikë, mikoterapi, ushqim etj.

Kjo vizitë rekomandohet si për ata që kanë probleme shëndetësore ashtu edhe për ata që në dukje nuk kanë asgjë por që  duan të mirëmbajnë shëndetin. Gjithashtu trajtojmë mbipeshën, nënpeshën, buliminë, anoreksinë, sëmundjet kronike dhe metabolite, impotencën, sterilitetin, intolerancën ushqimore.

 

Check up-i natyropatik shikon anën metabolike dhe funksionale të organeve. Check up-i allopatik ( ai që rekomandohet nga Ministria e Shëndetësisë ) kontrollon anën patologjike të organizmit me anë të analizave të gjakut, urinës, eco abdominale, scaner, radiografi etj. Siç shikohet janë dy kontrolle krejt të ndryshme.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN