MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

IRISOLOGJIA ANTIKE

 

Irisologjia i ka rrënjët në antikitet. Citime mbi interpretimin e syrit ndodhen edhe në tekstet e librave të shenjtë të kulturës ebraike (shek. VIII p.K).

 

Në bibël dhe më saktësisht tek Ungjilli sipas Lukës dhe Mateos thuhet:

“Drita e trupit tënd është syri. Nëse syri yt është i pastër gjithë trupi juaj do jetë i ndriçuar. Por nëse syri juaj është i sëmurë edhe trupi juaj do jetë po ashtu”. (Mt 6,22).

 

Një nga simbolet ikonografike që na demonstron praninë e këtyre studimeve në historinë antike gjëndet 3600 vjet përpara dhe është trekëndëshi brënda të cilit ndodhet një rreth që konsiderohet “Syri i Zotit”  Sepse në alfabetin antik Fenik, Egjyptjan dhe Aramaik  “AIN” (rrethi) do të thoshte “Syri”  ndërsa “DALED” (trekëndësh) qo do të thoshte  “Porta”. Pra domethënia e kësaj shprehje ishte  “përjetësia” drita, inteligjenca që ndodhej brënda një trupi.

 

Gjemë gjithashtu shkrime mbi syrin në veprat antike të mjeksisë indiane (Ayurvedica) dhe Kineze  që nga viti 2000 para Krishtit.

Në civilizimin egjiptian syri për njeriun është njësoj siç është Dielli për Sistemin Diellor.

 

Më vonë u gjetën gjurmë mbi njohuritë në përdorimin e irisologjisë si mjet diagnostikues edhe në shkrimet e Hipokratit. Hipokrati studioi në Egjipt dhe mësoi nga saçerdotët “artin e leximit të syrit”. Në librin “Epidemitë” ai thotë: “Ashtu siç janë të fortë sytë, është i fuqishëm edhe trupi dhe ngjyra mund të tregojë përkeqësim ose përmirësim”.

 

Në vitet 1300 -1400 kemi gjurmë të irisologjisë në dorëshkrimin “Pelegrinage de la vie humaine“, të Guillaume de Deguileville. Në epoka më të afërta gjejmë Paracelso, babai i kimisë, mjek dhe alkimist, që jep një nga principet bazë të irisologjisë ku thotë: “Kosideroje syrin me çfarë arti dhe finese është ndërtuar, si vëndin ku trupi ka lënë gjurmën e tij anatomike”, duke përcjellë kështu principin se nga vëshgimi i syrit mund të merren informacione të vlefshme mbi problemet e individit. “Nga ky imazh dhe nga kjo gjurmë vjen dija e mjeksisë”.

 

Në vitin 1670 Fillip Meyens publikon ''Phisiognomia medica'' që përmban të dhëna të detajuara mbi irisin dhe të parën hartë se ku janë të projektuar organet. Në përkthime të ndryshme gjendet edhe me titullin e gabuar ''Chiromantia medica".

 

Në Kinë në vitin 1724 perandori Chen Lung propozon një ndarje të irisit në rathë të veçantë. Dhe përsëri në Kinë, në vitin 1742 Yi Zong Zin Zian përshkruan 8 zona në të cilat e ndan irisin.

 

Në 1786 Christian Haertels publikon "De oculo et signo"

Në vitin 1813 oftalmologu nga Viena Georg Joseph Beer, në librin "Trattato delle malattie dell'occhio" thotë që “çdo gjë që influencon mbi organizmin e një individi nuk mund të qëndrojë pa dhënë një efekt edhe mbi syrin”.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN