MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

JONXHA ( ALFA ALFA )

 

Jonxha ose alfa alfa (Medicago sativa, quhet ndryshe  Lucerne) është një bimë barishtore shumëvjeçare që i përket specieve të bimëve leguminoze. Emri "jonxhë" ( Alfa alfa ) vjen nga arabishtja al-FAL-fa, ose "babai i të gjitha ushqimeve". Jonxha është përdorur gjerësisht si një bimë foragjere për të ushqyer bagëtinë. Është bimë ndër më të pasurat me vitamina dhe minerale. Gjithashtu përmban 35% proteina, aminoacidet esenciale dhe 8 enzimat esenciale për tretje. Shpesh, pikërisht për shkak të vlerës së saj të lartë ushqyese, jonxha është përdorur si një ilaç natyral për të dhënë shumë kalori në rastet e kequshqyerjes, dobësisë në sëmundje të zgjatur. Ka vitamina A, D, E, K, madje edhe grupin e plotë të vitaminave B. Përmban biotinë, kalcium, acid folik, hekur, magnez, kalium dhe shumë të tjera. Ka përmbajtje të lartë proteinash, sidomos kur është e thatë. Mbetjet e fletëve të jonxhës që janë gjetur në rrënojat persiane, datojnë 6000 vjet më parë. Gjithashtu përmendet në shkrimet e hershme turke rreth 1300 vjet para Krishtit. Mjekësia tradicionale kineze e ka përdorur fletën e jonxhës për të stimuluar oreksin, për ulçerat, për të trajtuar gurët në veshka, ndërsa rrënjët e bimës janë përdorur për të kontrolluar ethet dhe për të përmirësuar verdhëzën. Mjekësa indiane e ka përdorur fletën e jonxhës për të lehtësuar rrjedhjen e urinës, artritin dhe ulçerat. Kolonialët amerikanë e kanë përdorur për të luftuar ekzemën, vështirësitë menstruale, artritin dhe për problemet urinare. Edhe pse është krijuar në Azi, jonxha është shumë e përhapur në SHBA, Evropë, Kanada.

 

Përfitimet mjekësore

 

1 Gjethet e jonxhës mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) në gjak, për të zvogëluar arteriosklerozën dhe akumulimin e yndyrës në muret e arterieve.

2 Jonxha ka antioksidantë të jashtëzakonshëm, të dobishëm për të mbajtur lëkurën të shëndetshme si dhe për funksionimin e duhur të organeve të brendëshme. Ndër antioksidantët e pranishëm më të shumtët janë vitaminat C dhe E ( të dobishme për lëkurën dhe indet lidhës), vitamina K (e mirë për sistemin e enëve të gjakut), bioflavonoide (të dobishëm si antiinflamatorë dhe për forcimin e enëve të gjakut), flavone (të mira për të forcuar kapilarët e brishta), klorofil (efektiv për trajtimin e anemisë) dhe elemente të tjera si: niacinë, acid folik, riboflavinë, kalcium, magnez, hekur dhe kalium.

3 Është përdorur për të ndihmuar në tretjen dhe asimilimin e ushqimit për shkak të niveleve të larta të enzimeve që ka, për të lehtësuar simptomat e artritit, astmës, diabetit, për problemet e anemisë dhe për të rritur prodhimin e qumështit të gjirit në gratë që kanë vështirësi në ushqyerjen me gji të foshnjave të tyre .

4  Ndihmon në pastrimin e zorrëve nga toksinat. Pastron gjakun dhe mëlçinë, si rezultat i kësaj, konsumi i rregullt i jonxhës mund të ulë presionin e gjakut dhe të balancojë hormonet.

5 Lehtëson dhimbjet e kokës ose migrenën, sepse ka kalcium dhe magnez në nivele të larta. Ndihmon në infeksionet e traktit urinar. Rrit funksionalitetin e sistemit imunitar.

6  Kur konsumohet rregullisht, ka veti të dobishme shëruese kundër frymës së keqe.

7 Rregullon nivelet e  sheqerit në gjak, veçanërisht kur merret me mangan.

8 Jonxha është përdorur për problemet e veshkave, fshikëzës së urinës dhe prostatës. Ndihmon në funksionin e  hipofizës.

 

 

Si ta merrni

 

Një mënyrë popullore për të marrë këtë barishte do të ishte çaji. Për një shije më të mirë mund të përzihet me një çaj tjetër. Kjo barishte gjithashtu mund të merret në formë kapsule si integrator ushqimor. Jonxha mund të përzihet me ushqime të ndryshme, në sallatë, supë, ose sipas dëshirës. Ajo është shumë e butë në shije dhe për shkak të kësaj, mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Përdoren edhe farat e jonxhës. Por kujdes ato duhet të germolizohen ( të mbijnë ) ndryshe kanë efekte toksike. Për kolesterolin e lartë duhet një dozë 5-10 gram barishte, ose si çaj, tri herë në ditë.

 

Kundërindikimet

 

Jonxha në përgjithësi është e sigurtë në formën e saj natyrale. Nuk ka ndërveprime të njohura me ushqimet. Por përdorimi i tepruar i jonxhës mund të shkaktojë sindromën lupus. Personat me sëmundje autoimune ose kancer hormonal duhet ta shmangin jonxhën. Gratë shtatzëna dhe personat me përdhes gjithashtu duhet të shmangin jonxhën, sepse mund të ndryshojë negativisht nivelin e hormoneve. Duke marrë jonxhë së bashku me medikamente të diabetit mund të shkaktojë nivel shumë të ulët të sheqerit në gjak, sepse jonxha ndikon në uljen e nivelit të sheqerit, prandaj duhet monitoruar nga afër niveli i tij në gjak,. Mos e përdorni jonxhën nëse përdorni Warfarin (Coumadin) sepse jonxha përmban sasi të mëdha të vitaminës K. Duke marrë jonxhë së bashku me pilula kontraceptive mund të ulë efektin e këtyre pilulave. Jonxha mund të rrisë sistemin imunitar. Duke rritur sistemin imunitar, jonxha mund të ulë efektin e barnave që ulin sistemin imunitar. Marrja e jonxhës së bashku me ilaçe që rrisin ndjeshmërinë ndaj dritës së diellit mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit, duke rritur shanset për djegie.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN