MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

ARBEN GJONI

 

NATYROPAT,  KINESIOLOG,

IRIDIOLOG,  NUTRICIONIST,

LULETERAPIST,  RIFLEKSOLOG

 

 

KUSH JAM

 

Kam lindur në Tiranë në vitin 1966. Në vitin 1994 largohem drejt Italisë. Atje arrij të integrohem në shoqërinë italiane. Në vitin 2006 u sëmura dhe pas shumë vizitash e konsultash që nuk dhanë rezultat iu drejtova një studio natyropatike nga e cila u këshillova  dhe ndjeva një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit tim. Ky ndryshim i menjëhershëm më bëri që të ndryshoj mënyrën e të jetuarit dhe të menduarit për jetën dhe shëndetin tim. Kështu në vitin 2008 vendosa të studioj për natyropati. Regjistrohem në Institutin Universitar LUINA (Libera Universita Italiana Naturopatia Aplicata) në Torino. Në vitin 2011 përfundoj studimet dhe diplomohem si natyropat. Në vitin 2012 vendos të kthehem në vendlindje për të ushtruar profesionin e natyropatit në ndihmë të shoqërisë. Jam natyropati i parë shqiptar i diplomuar në natyropati që ushtroj këtë profesion në Shqipëri dhe më konkretisht në Tiranë, ku kam hapur një studio natyropatike. Për mua natyropatia nuk është vetëm një profesion, por një mundësi për rritje personale dhe profesionale, është një stil jetese, një mënyrë që respekton veten dhe të tjerët. Çdo teknikë natyrale që kam studiuar dhe praktikuar më ka dhënë mundësinë të përmirësohem dhe të fitoj një mirëqenie psiko-fizike-emocionale dhe shpirtërore. Për këtë falenderoj natyropatinë që më ka lejuar të marr më të mirën për vete dhe për të tjerët. Përkulem përpara Zotit që më ndriçoi për të ecur në këtë rrugë dhe që ta jetoj këtë jetë me gëzim e dashuri, dhe gjithashtu që më ka dhënë mundësinë të ndihmoj njerëz të tjerë që janë afruar në studion time. Gjatë këtyre viteve punë, shumë individë si, fëmijë, të rinj, të rritur e të moshuar i janë drejtuar studios sime me nevojat dhe motivet e tyre për të qenë të dëgjuar. Mbase edhe ti në këtë moment ke nevojë që të shprehesh dhe të dëgjohesh me kujdes i paparagjykuar për problemet e tua shëndetësore dhe psiko-emocionale.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN