MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

ALGA DULSE ( Palmaria palmate )

 

Alga Dulse është alga e kuqe, e njohur shkencërisht si Palmaria palmata, që i përket familjes Palmariaceae. Është algë deti e ngrënëshme me shije të fortë pothuajse djegëse dhe aromë. Ka qenë një burim i rëndësishëm ushqimi për më shumë se një mijë vjet në pjesë të ndryshme të botës. Ka variacione të ndryshme të algës së kuqe. Disa rriten më shpejt se të tjerat dhe kanë shije të ndryshme në varësi të vendndodhjes gjeografike. Pasuria e lëndëve ushqyese e bën këtë një ushqim tepër të mirë për ta shtuar në dietën tuaj ushqimore. Përdorimi i saj përmirëson shikimin, mbron sistemin imunitar, është e mirë për shëndetin e kockave, për përmirësimin e gjëndrës tiroide, për të riparuar indet e trupit, për sistemin gastrointestinal, për të ulur presionin e gjakut, për forcimin e memorjes dhe sistemit nervor dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Ka shumë minerale të vlefshme duke përfshirë hekur dhe kalium. Është e pasur me  omega-3 dhe omega-6. Është një burim i proteinave me të gjitha aminoacidet esenciale të pranishëm. Shumë herbalistë e preferojnë dulse si një “superushqim” edhe për shkak të aromës së saj të butë. Gjendet kryesisht në ujërat e ftohta në brigjet e Atlantikut të Kanadasë, në Paqësorin Veriperëndimor, Irlandë dhe Norvegji. Dulse është përdorur tradicionalisht për të kontrolluar parazitët, për të trajtuar ekzemën dhe për të përmirësuar funksionin e tiroides. Dulse ka antioksidantë. Kjo është provuar shkencërisht. Është një burim i proteinave bimore dhe është sugjeruar shpesh për të rregulluar hipotiroidizmin. Këto janë alga të vogla me gjethe të sheshta, të buta, të cilat hapen si gishtat e një dore dhe ngjyra e tyre mund të ndryshojnë nga rozë në vjollcë. Dulse mblidhet nga qershori deri në tetor, kur ka zbatica. Degët pastrohen dhe pastaj lihen të thahen në diell. Më pas dërgohen në fabrikë për paketim, ruajtje dhe shitje, ose për bluarje.

 

Përfitimet shëndetësore nga alga dulse

1 Forcon kockat. Si rezultat i mineraleve që gjenden në dulse, ku përfshihen kalciumi, magnezi dhe hekuri, të cilët kontribuojnë në pasurimin me mineral të kockave. Këto minerale mund të ndihmojnë në mbrojtjen e nyjeve dhe indeve për të mbajtur të fortë moshën tuaj të vjetër.

 

2 Ul Presionin e gjakut. Kaliumi është një nga mineralet esenciale që gjendet me shumicë në alga dulse. Ai është i njohur edhe si një vasodilator,  që do të thotë se zgjeron enët e gjakut duke ulur kështu tensionin.  Kaliumi mund të ndihmojë në sëmundjet koronare të zemrës.

 

3 Përmirëson shikimin. Nivelet e larta të vitaminës A që gjenden në dulse e bëjnë atë një zgjidhje ideale për problemet e shikimit. Vitamina A vepron si një antioksidant dhe parandalon radikalet e lira të dëmtojnë indet e syrit dhe degjenerimin makular. Vitamina A gjithashtu mund të ngadalësojë zhvillimin e kataraktit. Alfa-karotenë, beta-karotenë, luteinë dhe zeaxanthinë, janë të gjitha të pranishme në dulse. Këto janë ushqyes të dobishëm jo vetëm për mbrojtjen nga radikalet e lira, por janë antioksidantë të rëndësishëm për sytë dhe ruajtjen e shikimit.

 

4 Forcon sistemin imunitar. Mbajtja e sistemit imunitar në gjendje pune është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Vitamina C është një nga mënyrat më të lehta dhe më të arritshme për ta bërë atë. Dulse është e pasur me vitaminë C.

 

5 Ndihmon në shëndetin e tiroides. Ka përmbajtje të lartë Jodi. Kështu mund të ndihmojë në hipotiroidizëm. Ka shumë njerëz që vuajnë nga mungesa e jodit në trup. Problemet e tiroides  mund të jenë katastrofike për cilësinë e jetës, kështu që marrja e duhur e jodit është më e rëndësishme nga sa e mendojmë.

 

6 Ndihmon jashtëqitjen. Dulse është shumë e pasur në fibra. Duke e shtuar atë në dietën ushqimore  ndihmojmë për të rregulluar lëvizshmërinë e lëvizjes së ushqimit në zorë. sidomos tek njerëzit që vuajnë nga kapsllëku ose diarreja. Fibrat stimulojnë lëvizjet peristaltike të zorrëve dhe janë ushqim për florën bakteriale.

 

7 Forcon memorjen dhe sistemin nervor. Acidet yndyrore jo të ngopur  nuk janë të rëndësishme vetëm për shëndetin e zemrës, por edhe për funksionimin e trurit dhe sistemit nervor. Studimet kanë treguar nivele të larta të omega-3 acide yndyrore në alga dulse.

 

8 Ka një sasi të madhe të hekurit në dulse dhe dihet roli i hekurit në prodhimin e hemoglobinës. Duke shtuar këtë lloj alge deti në dietën tuaj do të ndihmoni në qarkullim e gjakut. Niveli i duhur i hekurit në gjak mban larg aneminë dhe dobësinë e përgjithshme.

 

9 Është antioksidant. Shumica e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në dulse, luftojnë  radikalet e lira. Kjo do të thotë parandalim i sëmundjeve kronike dhe kancerit.

 

10 Ka vitaminë B-12. Kjo vitaminë është gjetur kryesisht në ushqime të tilla si mish, mish pule, qumësht, peshk dhe vezë. Dulse është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë vitaminën B-12 nga veganët apo njerëzit që nuk e hanë mishin.

 

11 Përdorimi i alga dulse bën të mundur marrjen e kripës në mënyrë të përsosur nga ata që janë në dietë për marrjen e kripës.

 

12 Kombinimi i veçantë i vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve e bën atë një mjet ideal për stresin. Lisina, një aminoacid thelbësor i pranishëm në formë vegjetale në dulse, në bashkëpunim me vitaminën C është e aftë që të kufizojë përhapjen e viruseve të herpesit.

 

Përdorimi i alga dulse

Dulse është e pasur me proteina, vitamina A dhe C, hekur, zink, kalcium, kalium, natrium dhe jod natyror. Alga Dulse ka shije të veçantë dhe të fortë, pothuajse djegëse me një aromë të butë tymi. Ajo përdoret për përgatitjen e supave, omletës, peshkut, salcave etj. Kombinohet shumë mirë me qepët. Mund të shtohet në sallata. Supa e lëngshme është një nga mënyrat më të mira për të konsumuar alga dulse. Për qëllime plotësuese dulse mund të merret në kapsulë ose tabletë për periudha të caktuara kohore për të rritur sasinë e mineraleve ose si terapi e natyrshme për hipotiroidizmin. Për këtë këshillohuni me mjekun specialist.

 

Kundërindikimet

Të mos përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, në rast të çrregullimeve metabolike konsultohuni me mjekun tuaj më parë. Marrja me tepri mund të shkaktojë sëmundje të tiroides, dridhje, nervozizëm, takikardi, pagjumësi dhe luhatje tensioni. I vetmi komponent i dulse me rreziqet e mundshme është Jodi tek ata individ që kanë tiroiden në mbifunksion.  Prandaj për këta individ këshillohet të konsumojmë alga dulse në mënyrë të moderuar.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN