MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

ALGAT E EGRA BLU-JESHILE ( KLAMATH )

 

Alga e ka marrë këtë emër nga liqeni ku rritet, nga liqeni Klamath në Oregon të SHBA. Janë të vetmet alga që rriten në mënyrë të egër në një liqen nga më të pandoturit dhe nga më të pasurit me minerale vullkanike në planet. Algat blu- jeshile janë në bazën e të gjithave zinxhirëve ushqimorë. Kanë vlera të jashtëzakonshme ushqyese. Rriten në ujë të pastër, 300 ditë me diell në vit, kanë furnizim të vazhdueshëm me materiale me origjinë vullkanike, në dimër të ftohtë stimulojnë prodhimin e acideve yndyrore esenciale të rëndësishme. Japin një furnizim të plotë me vitamina, minerale, aminoacide, enzime, pigmente, acide yndyrore esenciale dhe çdo gjë në formën më bio të mundëshme. Konsiderohet si "mbretëresha" e mikroalgave blu-jeshile, sepse është e vetmja specie e ngrënëshme nga njeriu që rritet në gjendje të egër dhe që sot prezanton  ushqimin e egër më të pasur në vlera ushqyese nga të gjitha ato që njohim. Liqeni prodhon mbi 10 milion ton alga Klamath çdo verë. Algat blu-jeshile, janë përdorur për shekuj me radhë nga fisi indian vendas me të njëjtin emër dhe nuk është vetëm ushqimi më i plotë i njohur, por në sajë të murit qelizor të butë lejon për të nxjerrë dhe të bëjë të biodisponueshëm të gjithë ushqyesit në organizmin tonë, edhe më të asimilueshëm në mënyrë absolute. Vetitë  e Klamath janë me të vërtetë të veçanta. Ajo ka sasi të lartë të klorofilit, pigmentit me dhunti pastrimi dhe mbrojtës. Një spektër të plotë dhe të balancuar të 13 vitaminave. Është një nga burimet më të larta të vitaminave B dhe vitaminës K ( të domosdoshme  për kockat). Ajo ka përqëndrimin më të lartë të vitaminës B12, thelbësore për energjinë dhe shëndetin e sistemit nervor dhe kardiovaskular. Ka mbi 60 minerale, duke përfshirë makromineralet hekur, kalcium, etj. dhe oligoelementët bor, krom, vanadium etj. në formë organike krejtësisht të asimilueshme. Acide yndyrore esenciale Omega-3 dhe omega-6 në proporcion optimal. Përmban sasi dhe cilësi të lartë të beta-karotenë e lidhur me 14 karotenoidë të tjerë, në atë që është ndoshta më e madhi grup antioksidantësh. Është ushqimi i vetëm me të gjitha 20 aminoacidet në proporcione që i bëjnë ato plotësisht të asimilueshme. E pasur në ficocianinë, një nga substancat më të fuqishme natyrore anti-inflamatore. Ajo përmban feniletilamminë, një molekulë që luan një rrol të fuqishëm në stimulimin e trurit dhe ato neurologjike. Ajo ka një mur qelizor pa celulozë, që e bën atë plotësisht të tretshme dhe falë propocioneve optimale të të gjithë ushqyesve të saj, krejtësisht të asimilueshëm. Kjo algë nuk duhet ngatërruar me algat detare. Edhe sot e kësaj dite ato prodhojnë 80% të oksigjenit që ne thithim. Përbërja ushqyese e algave detare është shumë më e ulët se ajo e algave Klamath, të cilat , ndryshe nga algat e detit, përmbajnë jo vetëm një, por spektrin e plotë të vitaminave. Klamath ka një spektër shumë më të gjerë të mineraleve.

 

Vetitë terapeutike

 

1. Rrit sistemin imunitar. Në dy studime në Universitetin e Montrealit, është parë se brenda 2 orësh nga marrja e vetëm 1.5 gr Klamath, nyjet limfatike hedhin në gjak një sasi të konsiderueshme leukocidesh (qelizat vrasëse natyrore). Gjithashtu studiuesit kanë parë aftësinë e  Klamath për të zvogëluar veprimin e tepërt të qelizave polimorfonukleare (PMN), dhe si rezultat ulet prodhimi i radikaleve të lira dhe rrjedhimisht niveli i inflamacionit të përgjithshëm në trup.

 

2. Veprimi anti-tumor i Klamath është padyshim i lidhur direkt me veprimin e saj imunorregullues. Një studim in laborator ka treguar se Klamath posedon antimutagenik.

 

3. Është antiokxidant i fuqishëm.

 

4. Në përgjithësi janë të pasura me substanca antivirale, sipas disa studimeve me rezultate të rëndësishme në sëmundje duke filluar nga herpesi dhe në forma të ndryshme të hepatitit. Klamath përmban lloje të ndryshme polisakaridesh, duke përfshirë lipopolysaccharidet dhe heteropolysaccharidet, veprimi antiviral i të cilëve është provuar në mënyrë të përsëritur.

 

5. Rrit metabolizmin. Klamath ka aftësi për të normalizuar metabolizmin e acideve yndyrore duke ulur kolesterolin LDL dhe trigliceridet. Normalizon metabolizmin e glukozës. Rrit kapacitetin e asimilimit të proteinave. Rivendos përshkueshmërinë normale të zorrëve, pas vetëm një muaji. Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm, sepse përshkueshmëria e lartë e zorrëve praktikisht shkakton të gjitha patologjitë.

 

6. Klamath ka efekte shumë pozitive në sëmundjen Alzaimer dhe në sëmundje të tjera neurodegjenerative të tilla si Parkinsoni dhe skleroza e shumëfishtë. Një studim i kryer në Universitetin e New Mexicos, ka provuar aftësinë e Klamath për të ndihmuar dhe kuruar dëmtimin traumatik të trurit në vetëm 6 javë, me një normë suksesi prej 95%, kundrejt 70% në 6 muaj terapie standarde me ilaçe.

 

Përdorimi

 

Normalisht, 2-3 gram në ditë për rreth 3 muaj është doza e mjaftueshme për të luajtur një rol tonik. Në rast të problemeve akute dhe sëmundjeve edhe më të rënda, doza ditore është 4-5 gram (8-10 kapsula ose tableta). Të gjitha vlerat ushqyesve që kanë algat Klamath janë të  asimilueshme në 97%.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN