MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

ALGA NORI

 

Alga Nori ose Porphyra Porphyra yezoensis, i takon klasës së Rodoficee. Kjo është një algë e kuqe e quajtur edhe "marule e detit".  Alga e detit Nori është një nga më të njohurat për shkak se ajo është përdorur dhe përdoret për sushi. E pasur me proteina, vitamina dhe minerale të çmuara është e dobishme kundër ekzemës dhe bën mirë për lëkurën. Konsumi i Porphyra, emri shkencor i Norit, daton që nga vitet 533-544 pas Krishtit në Kinë. Nori është emri japonez i algës, që përveçse në Japoni është i pranishëm edhe në Kinë. Në fakt, kjo specie rritet në shumicën e zonave të baticave dhe zbaticave të globit, duke u zgjeruar edhe në disa rajone subtropikale dhe polare. Kjo konfirmohet nga objekte historike që tregojnë se si këto alga kanë qenë një burim i rëndësishëm jetese për popullsinë indigjene të Alaskës, Kanadasë, Hawait, Zelandës së Re dhe e ishujve Britanikë. Nori është kultivuar në Japoni dhe Republikën e Koresë që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë. Sot, kultivimi Porphyra është subjekt i një prej industrive më të mëdha të kolturës ujore në Japoni, Kore dhe Kinë. Alga Nori, u bë modë në botën perëndimore në vitet '60. Ajo është shitur zakonisht e tharë, në paketa 10 fletëshe të palosura 18 x 18 cm. Nori e cilësisë së mirë është pak e thërrmueshme dhe me shkëlqim. Kundër dritës shfaqet transparente në të gjelbër në ngjyrë gruri uniforme.  Përpunimi i produktit bruto realizohet kryesisht nga makineri shumë të automatizura. Produkti është gjithnjë e më shumë popullor për shkak të pjatave japoneze, vetive të larta ushqyese dhe mundësisë së përdorimit në kuzhinë. Sigurisht, vlerat ushqyese janë mjaft variabile, në varësi të specieve të origjinës, të kushteve të mjedisit ku alga është kultivuar dhe proçeseve industriale të cilave u është nënshtruar.

 

Përfitimet shëndetësore

 

Në përgjithësi, algat e gjinisë Porphyra kanë shumë proteina dhe vitamina A, C dhe B, vitaminë E, vitaminë K, minerale, omega 3, fibra dietetike, beta karotenë. Ato janë të pasura me acide yndyrore, acid linoleik, acid linolenik, acid gama-linolenik, acid eikosapentaenoik (EPA), acid dokosaheksaenoik (DHA), që janë të domosdoshëm për trupin e njeriut. Janë të pasura me aminoacide, ku përfshihet dhe arginina. Sasia e konsiderueshme e taurinës në to është në gjendje të ndihmojë mëlçinë të kryejë funksionet e veta siç duhet. Alga Nori përmban elementet thelbësore, mangan, magnez, zink, baker, kalium, sasi të konsiderueshme të kalciumit, hekurit, dhe selen. Prania e acideve yndyrore ndihmon në uljen e kolesterolit, ndihmon në ulçera dhe në sëmundjet inflamatore, stimulojnë prodhimin e hormoneve, ndihmojnë në parandalimin e kancerit të lëkurës, të stomakut, të zorrës së trashë dhe të gjirit. Disa studime kanë treguar një rol mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës. Ajo gjithashtu ndihmon në eliminimin e metaleve të rënda. Është provuar efekti i tyre kundër ekzemës së lëkurës, lëkura bëhet më elastike dhe fleksibël. Prania e lartë e fibrave dietetike e bën këtë lloj alge shumë të përshtatshme për trajtimin e problemit të kapsllëkut. Konsumi i këtij ushqimi, rekomandohet edhe gjatë dietave për dobësim, por edhe në rastet e keq ushqyerjes për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese. Përqëndrimi i lartë i magnezit dhe kalciumit përmirëson shëndetin e kockave. Janë shumë të mira për veganët si rezultat i pranisë së vitaminës B-12. Së fundmi, algat në përgjithësi janë një burim i vlefshëm i jodit, i cili është thelbësor për të shmangur rrezikun e sëmundjeve të tilla si hipotiroidizmi nga mungesa e tij. Mos harroni se sëmundjet e listuara janë multifaktoriale në origjinë dhe asnjë dietë e veçantë e as konsumimi i një ushqimi "të thjeshtë" ju siguron mbrojtjen absolute kundër tyre edhe pse këto ushqime kanë veti "terapeutike". Megjithatë, konsumimi i algave Nori mund të jetë i dobishëm duke luajtur një rol të mundshëm parandalues në zhvillimin e sëmundjeve.

 

Përdorimi

 

Shërben kryesisht për të përgatitur sushi. Kjo lloj alge tregtohet kryesisht ne formën e fletëve të përftuara nga tharja. Duhet të kihet kujdes nëse ajo është e cilësisë së mirë dhe e freskët.  Shihet nga ngjyra, në qoftë se ajo është e freskët është e gjelbër e ndritshme me shkëlqim dhe kur shikohet në kundërdritë është gjysmë transparente dhe me ngjyrën e grurit uniforme, gjithashtu thërmohet lehtë. Nëse ajo nuk është e freskët tenton nga e verdha dhe është ngjitëse. Alga duhet mbajtur larg nga lagështia, drita dhe nxehtësia në mënyrë që të mos humbasë aromën dhe freskinë e saj. Përdoret si një aromatizues në përgatitjen e makaronave dhe supave dhe ka shije delikate. Nëse alga nori përdoret e patharë ashtu e kuqe (fu-nori) është e përsosur për sallatë, vetëm me uthull.

 

Kundërindikimet

 

Ashtu si algat e tjera, ajo nuk duhet marrë gjatë shtatzënisë, gjidhënies dhe në rast të sëmundjeve metabolike. Në çdo rast, ju duhet së pari të konsultoheni me mjekun tuaj.

Marrja me tepri mund të shkaktojë probleme të tiroides, dridhje, nervozizëm, takikardi, pagjumësi dhe hipertension.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN