MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

FARAT E LIRIT

 

Liri, me farat e tij, është një bimë barishtore (Linum usitatissimum), i takon familjes të Linaceae. Ka rreth 200 lloje të bimëve të lirit me lule e ngjyra të ndryshme, duke filluar nga të purpurt, të verdhë, të kuqe, të bardhë, rozë, blu në nuanca të tjera.

Liri është rritur në një shkallë të madhe që në kohërat e lashta, në Babiloni, 3000 vjet para ardhjes së Krishtit. Ato, jo rastësisht, janë konsideruar nga disa si një nga ushqimet më të fuqishme që ekzistojnë në botë në aspektin e përfitimeve tona shëndetësore.

Farat e lirit janë të mbuluara me një shtresë shumë rezistente e cila nuk tretet nga lëngjet e stomakut në mënyrë që të asimilohen lëndët ushqyesve. Është e nevojshme që farat të bluhen e pastaj duhet të konsumohen menjëherë, sepse vajrat që çlirohen nga ky proçes janë shumë të ndjeshëm ndaj dritës dhe nxehtësisë e kështu shkatërrohen shpejt. Në sajë të vetive që kanë farat e lirit janë përdorur në fusha të ndryshme, të tilla si terapeutike, tekstile, kozmetike, artistike, por edhe si ushqim për kafshë të ndryshme si dhe në shumë përdorime të tjera. Farat e lirit janë ovale, të kuqe të errët, pothuajse kafe, skajet janë me majë të butë në të prekur dhe me shkëlqim. Ato mblidhen në mes të korrikut dhe shtatorit nëpërmjet shirjes, njësoj si gruri.

 

Përbërja kimike e farave të lirit

 

Substancat kryesore të përfshira në farat e lirit janë të përfaqësuara nga omega 3 acide yndyrore që janë të pranishme në përqindje të rëndësishme dhe lignans që kanë të rëndësishme vetinë antioxidant.

Omega-3, të njohura si yndyrna të mira, kanë efekte të shëndetshme për zemrën dhe enët e gjakut. Një lugë gjelle përmban rreth 1.7 gram. Çdo 100 gram fara ka 530 kalori.

Por të shohim në detaje përbërjen kimike të farave të lirit.

Përmban 7% ujë, 26.8% fibra, 1.6% sheqer, 18% proteina, 42% yndyrë, acid linoleik, acid stearik , acid oleik, acid palmitik, lutein dhe zeaxanthin.

Minerale: kalcium, natrium, magnez, fosfor, zink, hekur, kalium, mangan, selen dhe bakër.

Farat e lirit përmbajnë vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, Vitamina C, Vitamina E dhe K.

Aminoacide: acid glutamik dhe acid aspartik, argininë, glicinë, histidinë, cystinë, leucinë, izoleucinë, metioninë, prolinë, serinë, treoninë, triptofan, tiroksinë dhe valinë.

 

Përfitimet shëndetësore

 

1  Nga hulumtimet e bëra në Shtetet e Bashkuara tregohet se konsumi i farave të lirit mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit si ai i gjirit, prostatës, zorrës së trashë. Sipas studiuesve në Universitetin e Teksasit, për të luftuar dhe për të parandaluar kancerin e prostatës, është e nevojshme të shtohet farë liri (të bluar ose të mbirë pak) në sallatë, lëngje frutash, bukë dhe kos.

2  Zvogëlon sasinë e kolesterolit të keq në gjak me përfitime për shëndetin kardiovaskular.

3  Gjatë menopauzës farat e lirit janë të dobishme. Duket se në masë të madhe lehtëson afshet e nxehtë dhe dhuron një mirëqënie të përgjithshme në shëndetin e grave.

4  Në qoftë se merret çdo ditë, në formë të bluar ose të mbirë pak  ka veti për të përmirësuar kontrollin glycemic në meshkujt obezë.

5  Konsumimi i rregullt i farave të lirit në format e mësipërme mbron indet e lëkurës nga rrezatimi diellor.

6  Disa studime sugjerojnë se dieta e bazuar në omega-3 bimore parandalon ngurtësimin e arterieve dhe formimin e pllakëzave në arterie deri në 75%.

7  Janë të domosdoshme gjatë shtatzanisë dhe në vitet e para të jetës, pasi ato kontribuojnë në formimin e lëvores cerebrale. Nuk duhet të konsumohen doza të larta pa u konsultuar më parë me mjekun.

8  Fibrat dietike të pranishme në fara ndihmojnë për të stabilizuar tranzitin e ushqimit nëpër zorrë dhe ndihmojnë trupin për të absorbuar lëndët ushqyesve.

9  Acidi alfa-linolenic dhe lignans që gjenden në farat e lirit përmirësojnë sistemin imunitar ndaj sëmundjeve inflamatore të tilla si artriti reumatoid dhe psoriazës.

10  Ato janë përdorur shpesh në dieta dobësimi për shkak se, përveç ruajtjes së niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak, japin një ndjenjë ngopjeje duke shmangur marrjen e ushqimeve të tepërta.

11  Ato bëjnë mirë për sytë. Omega-3 acide yndyrore kontribuon për shëndetin e syrit dhe për të parandaluar degjenerimin makular, një sëmundje e lidhur me sytë tipikë të vjetër në moshë.

12  Farat e lirit ndihmojnë indirekt për të trajtuar puçrra ne fytyre dhe ekzemë në trup.

13  Të mirat e farave të lirit janë shtrirë edhe në flokët dhe thonjtë. Duke i marrë ato rregullisht bën të mundur forcimin e flokëve dhe thonjve.

14  Janë të dobishme gjithashtu për trajtimin e sëmundjeve të tjera të tilla si inflamacion, abscese dhe hemorroide.

15- Vaji i lirit është më i miri për të bërë klistere në rastet me kolit ulceroz.

16-Vlerat më të medha nga fara e lirit meren në formë germoli,dhe vaji, pastaj në formë pluhuri, dhe pothuajse aspak ne formë të papërpunuar.

17-Rigjeneron qelizat epiteliale dmth mukozat dhe indet e buta, sidomos zorrët dhe enët e gjakut më pas mushkrinë dhe në fund lëkurën.

18-Ndikon drejtpërdrejt në normalizimin e tensionit në rastet kur ky rritej për efekt të ngurtësimit dhe humbjes së elasticitetit të enëve të gjakut.

 

 

Uji nga farat e lirit për mukozat e stomakut,dhe zorrës (recet natyropatia studio)

Marrim një kavanoz gogozhare 500ml bosh dhe e mbushim me 400ml ujë të vakët në të hedhim 2 filxhan caji plot me fara liri e perzjejmë pak e mbylllim dhe e lëmë në një vënd të errët për rreth 8-16 orë në dimër dhe më pak në verë. Pas kësaj e marrim dhe kullojmë ujin i cili ka një densitet të lartë në formë xhelatine. Farat që mbeten në kullesë shpëlahen me pak ujë dhe hidhen përsëri në kavanoz për të bërë të njëjtën procedurë. Nëse uji që keni mbledhur ka bërë shkumë dhe është i thartë nuk bën se e keni lënë shumë kohë të fermetojë me farat prandaj duhet hedhur. Të njëjtat fara mund të përdoren 3-4 herë pastaj mund të hidhen në sallat se do kenë mbirë pak dhe janë kthyer në germol ku na japin përsëri energji, minerale dhe vitamina. Uji që keni mbledhur mund të pihet në darkë para gjumit ose gjatë ditës kur stomaku është bosh. Uji që mbetet duhet të mbahet në frigorifer e të përdoret më vonë. Por jo më vonë se 48 ore. Ky ujë përmban substanca që ushqejnë dhe rigjenerojnë qelizat prandaj rekomandohet në mënyrë absolute në rastet me ulcër në stomak,ose duoden, dhe në kolitin ulceroz. Sepse shërben për të rigjeneruar dhe  mbrojtur mukozat e stomakut dhe zorrës.

Ky proces mund të përshpejtohet nëse farat i zjejmë me zjarr të ngadaltë, por mund të humbasin vlerat mbi 48 gradë.

 

Farat e lirit të bluara

 

Pak më lart pamë që farat e lirit krijojnë një ujë dens në formë xhelatine, në kavanoz, por kjo nuk ndodh nëse i hamë farat sepse koha e qëndrimmit në aparatin tretës është më e vogël se 8 orë. Prandaj për të shfrytëzuar këtë veti duke shkurtuar kohën duhet që ato ti bluajmë dhe ti përdorim si pluhur. Marrim një lugë caji me pluhur nga farat e lirit e tresim në një filxhan kafe me ujë dhe e pimë me stomakun bosh. Kjo shërben për të kompaktuar dhe zbutur masën fekale në raste me diare. Të njëjtën gjë bën edhe psillio dhe disa  fara të tjera. Mund të pihet disa herë në ditë.Po të shtohet shumë sasia e pluhurit të farave mund të coj edhe në kapsllëk.

 

 

Vaji i farave te lirit

 

Mund të pregatitet me shtrydhje të ftohtë ose të nxehtë. Më mirë është ai me shtrydhje të ftohtë. Kur është shumë i freskët dhe me shtrydhje të ftohtë ka një shije gati të ëmbël dhe të butë, dhe shumë pak erë.

Vaji i farave të lirit është veçanërisht i pasur me acide yndyrore esenciale, omega-3. Përdorimi rregullisht i vajit të lirit në dietën ushqimore rekomandohet për të mbrojtur sistemin nervor  me saktë qelizat (Zhvan) të fijeve nervore, trupin nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje kanceresh dhe inflamacionit. E rëndësishme është prania e vitaminës E në përqindje të lartë që shton vetitë antioksidante. Kujtojmë se, si me të gjitha llojet e ushqimeve, nuk duhet tepruar dmth normalisht mund të përdoren 1-3 lugë gjelle në ditë, në sallat, në gjizë, në perimet e zjera pasi të jenë hedhur në pjatë. Ose për ata që nuk e përzjejnë dot më ushqimin mund ta pinë një lugë gjelle menjëherë pas buke.

 

Kundërindikimet

 

Nuk gatuhet dhe nuk duhet të nxehet në asnjë mënyrë, pasi që oksidohet menjëherë dhe bëhet toksik për organizmin. Nga hapja e shishes deri në konsumim nuk duhet të kalojnë 4 javë. Nëse shija e tij është shumë e hidhur si ajo e bajameve të hidhura ka shumë mundësi të jetë i skaduar.

Mos e teproni me sasinë. Konsumi i tepërt i farave të papërpunuara mund të shkaktojë fryrje dhe vanitet, vjellje, diarre dhe dhimbje stomaku.

Përdorimi shumë i terpuar i vajit të farave të lirit psh 100ml cdo ditë për muaj të tërë mund të shkaktojë hemoragji në pjesë të ndryshme të trupit pasi enët e gjakut bëhen më shumë elastike sec duhet dhe nuk durojnë dot presionin e gjakut.

 

Ato mund të ndërveprojnë me medikamente të diabetit (Amaryl), gliburida (Glynase setpoint, Micronase), insulina, pioglitazoni (Actos), rosiglitazone (Avandia), clorpropamida (Diabinese), glipizida (Glucotrol), tolbutamide (Orinase) dhe anticoagulants aspirina , clopidogrel (Plavix), diklofenak (Voltaren, Cataflam), ibuprofen, naproxen, dalteparin (Fragmin), enoxaparin (Lovenox), heparin, warfarin (Coumadin), prandaj në këto raste konsultohuni me mjekun tuaj.

Në rast të efekteve anësore ndaloni menjëherë marrjen e farave të lirit dhe konsultohuni me një mjek të fushës.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN