MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

FARAT E LULEDIELLIT

 

Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore esenciale, vitaminave dhe mineraleve. Aktualisht përdoren në shkallë të gjerë për të nxjerrë vaj ushqimor në nivele komerciale. Luledielli është bimë barishtore vjetore që i përket familjes së Asteraceae, në gjini, Helianthus. Emri botanik është Helianthus annuus. Ajo është bimë e amerikës qëndrore nga ku u përhap si një kulturë e rëndësishme tregtare në të gjithë botën përmes eksploruesve europianë. Sot, prodhuesit kryesorë të kulturës së lulediellit janë Rusia, Kina, SHBA, dhe Argjentina. Farat e lulediellit janë rreth 6 mm deri 10 mm në gjatësi dhe kanë formë konike me sipërfaqe të lëmuar. Farat e lulediellit janë konsideruar gjerësisht si ushqim i shëndetshëm, “ superushqim”. Në 100 gr fara ka rreth 584 kalori. Megjithatë, ato janë një nga burimet e pabesueshme të lëndëve ushqyese si minerale, antioksidantë dhe vitamina.

      Kanë minerale si kalium, fosfor, natrium, kalcium, hekur, zink, magnez, selen, mangan dhe bakër. Përmbajnë vitamina: vitaminë A, vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, vitaminë C, D dhe vitaminë E. Përmbajnë amino acidet e mëposhtëm: acid aspartik, acid glutamik, alaninë, argininë, glicinë, fenilalaninë, histidinë, izoleucinë, leucinë, lizinë, prolinë, metioninë, serinë, cistinë, tyroxinë, triptofan, valinë dhe treoninë. Ka disa studime që thonë se konsumi i rregullt i farave vajore të tilla si arra, bajame, lajthi, fara luledielli, fara kungulli etj.  Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të diabetit të tipit 2. Vetëm 100 g fara mund të sigurojë rreth 21gr proteina (37% e vlerave të përditshme të rekomanduara).

 

 

Përfitimet shëndetësore të farave të lulediellit

 

1  Farat e lulediellit kontribuojnë në marrjen e përditshme të vitaminave, vitaminë E dhe vitaminë C, kanë antioksidant dhe luftojnë veprimtarinë e radikaleve të lira, të cilat, siç e dimë, oksidojnë membranën qelizore të trupit tonë duke favorizuar fillimin e sëmundjeve të ndryshme dhe përshpejtimin e procesit të plakjes.

2  Meqenëse përmbajnë vitaminë E gjithashtu kanë veti anti-inflamatore që mund të jetë e dobishme për uljen e simptomave të astmës dhe artritit reumatoid si dhe për parandalimin e aterosklerozës.

3  Ato ulin kolesterolin. Përmbajnë substanca në sasi të mjaftueshme që janë në gjendje për të ulur sasinë e kolesterolit të keq LDL në gjak me përfitime në shëndetin kardiovaskular. Edhe përmbajtja  e vitaminës B1 ndihmon me substancat e tjera për të reduktuar kolesterolin LDL në gjak dhe ndihmon për të kontrolluar ankthin dhe tensionin nervor.

4  Farat e lulediellit gjithashtu kanë një përmbajtje të mirë magnezi, i cili është provuar të ketë veti për të parandaluar dhimbjet e kokës dhe presionin e gjakut me përfitime në parandalimin e goditjeve dhe sulmit në zemër.

5  Magnezi është gjithashtu i domosdoshëm për shëndetin e kockave, duke pasur parasysh se rreth 65% e magnezit në trupin tonë është gjetur në kockë.

6   Magnezi vepron si antagonist i kalciumit dhe në sasinë e duhur në trupin tonë, është i dobishëm për të çlodhur muskujt dhe nervat. Mangësia e këtij minerali mund të çojë në dhimbje të muskujve, tensionin e lartë të gjakut, dhimbje koke dhe tension nervor.

7  Përmbajtja e selenit në fara, sipas studimeve të fundit, ka një rol themelor në prodhimin e hormoneve tiroide dhe ka aftësinë për të riparuar qelizat e dëmtuara në ADN tonë.

8  Përmbajtja e mirë e bakrit në farat e lulediellit e bën këtë ushqim të përshtatshëm për shëndetin e lëkurës dhe të flokëve. Trupi përdor bakër për prodhimin e melaninës, substanca përgjegjëse për lëkurën dhe ngjyrën e flokëve.

9  Janë një burim i mirë i fibrave. Kjo substancë rrit lëvizshmërinë e zorrëve dhe në këtë mënyrë lehtëson procesin e thithjes duke luftuar kapsllëkun, hemorroidet dhe kancerin e zorrës së trashë.

10  Meqë kanë energji janë ushqim i dobishëm për ata që praktikojnë sporte. Ato i ofrojnë trupit energji në një kohë të shkurtër.

11  Ka disa studime që tregojnë se farat e lulediellit ndikojnë në sistemin nervor. Në sajë të përmbajtjes së tryptophanit. Kolina përmirëson kujtesën dhe shikimin.

12  Përmbajtja e acidit folik ka funksione të ndryshme që janë të dobishme në fakt për gratë shtatzëna. Kontribuon në prodhimin e qelizave të reja në replikimin e ADN-së, dhe në funksione shumë të rëndësishme për fetusin. Parandalon dëmet nervore që nga ngjizja deri ne formimin e plotë të trurit. Prandaj farat e lulediellit rekomandohen (pa ekzagjeruar) në dietën e grave shtatzëna.

13  Në sajë të përmbajtjes së vitaminës E dhe magnezit ato janë në gjendje për të lehtësuar dhimbjen e shkaktuar nga artriti rheumatoid.

 

Përzgjedhja dhe ruajtja

 

Në dyqane, mund të zgjidhni fara të paqëruara, të qëruara, të pjekura, të kripura, etj. Shmangni farat e vyshkura ose stoqet e vjetra, pasi ato priren të jenë jashtë shijes.

Në shtëpi, farat ruhen në temperaturë dhome. Nëse doni ti ruani për kohë të gjatë nuk duhet të ketë ajër brënda enës.

 

Përdorimi

 

Farat e lulediellit janë përdorur kryesisht për vaj gatimi dhe si ushqim për shpendët.

Por mund ti përdorim në sasi të vogël në sallatë, në oriz ose perime si garnityrë. Mund të veshim çokollatën, ose i shtojmë në ëmbëlsira. Në Gjermani dhe në rajonet e tjera të Europës Qendrore, mielli i bërë nga farat e lulediellit është përdorur për bukën e zezë. Bëjmë dhe gjalpë nga farat e lulediellit.

 

Kundërindikimet

 

Është e këshillueshme që personat alergjikë të shmangin përdorimin e farave të lulediellit. Farat kanë në fakt shumë kalori dhe mund të shëndoshin. Disa njerëz duhet të qëndrojnë larg konsumit të tyre. Kujtojmë jo më shume se 10-15 g në ditë ( një grusht fara ). Në mënyrë të veçantë, farat e lulediellit janë një rrezik i madh për mbytjen, veçanërisht kjo është e vërtetë për fëmijët, në të cilët rrugët e frymëmarrjes nuk janë formuar ende plotësisht. Rekomandohet për këtë arsye që fëmijët nën moshën 5 vjeç të mos i konsumojnë. Megjithatë edhe të rriturit është mirë të jenë të kujdesshëm në konsumin e tyre. Rekomandohet të mos i hani shumë shpejt, përtypini mirë. Është mirë të konsumohen fara të pakripura. Dëmet e përdorimit të madh të kripës tashmë dihen.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN