MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

IRISOLOGJIA MODERNE

 

Irisologjia moderne futet si term në studimet e rilindjes së fizionomisë të Giovan Battista Dalla Porta  (Della fisionomia dell'uomo, 1586) ndërsa realisht me publikimin e veprës të dr. Ignatz von Peczely mjek Hungarez (1826-1911), me hartën e parë të irisit e publikuar në revistën Homeopätische Monatsblätter del 1886. Ai aty publikon hartën e parë të irisit me të dhëna të ngjashme me atë që përdoret sot.

 

Sipas një gojëdhëne të 1837 ai në moshën 10 vjeç kap një buf në kopështin e shtëpisë së tij në Hungari që tentonte ti ikte nga dora. Bufi thyen një këmbë dhe Von Peczely vë re që i kishte dalë një njollë në sy e cila nuk ishte aty para se ai ti thyente këmbën. Kështu ai mendoi që mund të ketë një lidhje midis irisit të syrit dhe organeve të trupit.

 

Kjo e çuditi shumë djaloshin i cili pas një kohe vuri re një fenomen të ngjashëm në irisin e njeriut. Më pas ai studioi për mjekësi dhe njihej si mjeku që diagnostikonte duke vizituar nga sytë. Pas shumë vitesh studimi dhe kërkimi mbi të sëmurët në spitalin ku ai punonte në 1880 shkruajti një libër të vyer me titull "Introduzione allo studio della diagnostica attraverso gli occhi", duke ilustruar me një hartë që përmbante 35 pika referimi të organeve.

15-20 vjet më vonë Nils Liljequist (1851-1936), kleriku protestant Suedez, vë re se pas marrjes së kininit të përshkruar nga mjeku irisi merrte ngjyrë të kuqe. Duke marrë shkas nga kjo fillon studimet mbi irisin dhe boton librin “On Oegendiagnosen” (1893).

 

Në të njëjtën periudhë kujtojmë punën e madhe që bëri kleriku Emanuel Felke, që studioi tipet e kostitucioneve dhe lidhjen e terapisë së aplikuar me omeopatinë. I atribuohet Ignatz Von Peczely zbulimi dhe rëndësia e diagnozës së ndryshimeve morfologjike të irisit. Ndërsa Nils Liljequist i atribuohet zbulimi dhe shpjegimi i diagnostikimit të ndryshimeve të ngjyrave në sy. I pari mund të quhet babai i “patografisë” dhe i dyti i “patokromisë”.

Në shekullin e kaluar irisologjia përdorej më shumë nga natyropatët dhe omeopatët duke u përhapur në Evropë nga gjermanët Pastor Felke, Maubach, Thiel, Deck, Angerer, Schnabel dhe studentët e tyre, nga francezët Leo Vannier, Gaston Verdier, A. Roux, Bourdiol, De Bardo, Jausas, Fragnay dhe spanjolli  Bidauzzurraga që ka mbajtur lidhje me shkolllën amerikane (Lahn, Lindlahr), pastaj Ferrandiz dhe më pas J.L. Berdonces. Kështu nisin studimet, zbulimet dhe përhapja e irisologjisë në Evropë dhe Amerikë.

 

Në Evropë lind shkolla franceze, spanjolle, italiane, por ishte shkolla gjermane që i dha irisologjisë një pozicion më të rëndësishëm (të paktën deri në një farë periudhe).

Përtej oqeanit lind një shkollë kanadeze dhe një amerikane së cilës i përket edhe doktor Jensen, një nga mjekët natyropatë më të njohur dhe më autoritarë në botë . Kiropraktiku Bernard Jensen themeloi shtëpinë e shëndetit “Escondido” ku i jepej një peshë e madhe ushqimit. Harry Wolf është një nga baballarët e irisologjisë psikologjike amerikane. Në Kili irisologu natyralist Manuel Lezaeta është themeluesi i "Medicina Naturale".

 

Në vitet ’80 Joseph Angerer bashkon nocionet e irisologjisë klasike me njohjet më të fundit të biokimisë duke krijuar kështu një urë lidhëse teorike dhe praktike midis biokimisë dhe mjekësisë natyrore e aftë për të përcaktuar dhe kapërcyer ndarjen që ekzistonte ndërmjet doktrinave mjeksore akademike dhe teknike dhe mjeksisë natyrore, në mënyrë të veçantë irisologjisë. Ndryshimet midis këtyre shkollave janë në metodë dhe në princip.

 

Ana pozitive e gjithë këtyre shkollave ështe se irisologjia mori gjithmonë e më shumë besim edhe në mjedisin  mjekësor, kjo falë teknologjive të avancuara që analizojnë të dhënat e irisit.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN