MENDO PËR SHËNDETIN TËND
NATYROPATIA STUDIO e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.
IRISOLOGJIA
Prej kohësh njeriu vëzhgon dhe interpreton shenjat në iris. Me instinkt ai shikon në sy bashkëbiseduesin, vëzhgon sytë e njerëzve që e rrethojnë. E bën këtë sepse sytë i japin informacione të shumta mbi gjendjen fizike e mendore të bashkëbiseduesve, miq, armiq, etj. Sytë tanë mund të jenë të trishtë, të qeshur, të palarë, opakë, të lodhur, të kujdesshëm, të shkatërruar, të ndritshëm, të tmerruar etj. etj.
Për këtë janë quajtur “ pasqyra e shpirtit” dhe për këtë gjithmonë influencojnë në raportet tona duke zbutur ose acaruar veprimet tona.
Përcillet kështu principi sipas të cilit nga vëzhgimi i irisit të syrit mund të merren informacione të çmuara mbi gjendjen shëndetësore të individit. Këtë vëzhgim e bën Irisologjia.
Irisologjia është një term që përbëhet nga dy fjalë, “iris” dhe “logia” që do të thotë “ studimi dhe trajtimi i shenjave në iris. Është arti i interpretimit të shenjave të pranishme në pjesën e dukshme të syrit ( irisi, pupila dhe sklera ), duke i vënë në lidhje me shëndetin ose me sëmundjen e organizmit, me predispozicionin për patologji, shkallën e intoksikimit dhe kapacitetin e trupit për të reaguar.
Fjala Iris vjen nga greqishtja dhe do të thotë ylber, për arsye të ngjyrave dhe të aureolës që rrethon pupilën. Irisologjia është një sistem analize paradiagnostikuese që bazohet në kërkimin dhe gjetjen e terrenit kostitucional të një individi nga vështrimi i irisit të vetë personit.
Sipas irisologjisë irisi është si një hartë topografike, që riprodhon në miniaturë të gjithë hartën e trupit të njeriut nga ana anatomike dhe funksionale. Irisi është si një arkiv i vogël ku gjenden të pasqyruara shëndeti i organeve tona dhe paqja shpirtërore. Irisologu në bazë të njollave, shenjave, formës së koronës etj. arrin të përcaktojë tipin e kostitucionit të individit (linfatik, ematogjen, disbiotik, etj.) dhe predispozitat për probleme të organeve të ndryshme.
Duhet thënë që në fillim se jo të gjitha problemet që ka individi duhet patjetër të pasqyrohen në iris. 10 deri 20% e problemeve mund të mbeten jo të pasqyruar.
Që nga origjina e saj deri në fund të vitit 1800 me ardhjen e Ignatz Von Peczely dhe Nils Liljequist, irisologjia bazohej vetëm në shpjegimin organik, fizik të shenjave, ndërsa aktualisht arrin të shpjegojë edhe në drejtime të tjera, si ai emocional, metabolik etj.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |
ADMIN