MENDO PËR SHËNDETIN TËND
NATYROPATIA STUDIO e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.
ÇFARË ËSHTË KINESIOLOGJIA
Është zbuluar në vitin 1964 nga kiroprakti i njohur George Goodheart nga Detroit (SHBA) Kinesiologia e aplikuar i lejon operatorit për të evidentuar dhe korigjuar disekuilibrat energjitikë, strukturalë, metabolikë, psikikë e organikë të individit nëpërmjet testit muskulor.
Jashtëzakonisht e thjeshtë, e shpejtë, praktike, ekonomike, pa efekte anësore, jo-invazive, Kinesiologjia e Aplikuar na ofron një " Bio-feedback " personal jo-instrumental. Nëse nga ky ekzaminim dalin situata të disekuilibrit, kinesiologu kujdeset për të rikthyer këto ekuilibra duke përdorur teknika manuale të përshtatshme, me regjim zgjedhje dhe prioritete të verifikueshme sipas testimin të muskujve. Në këtë mënyrë ekuilibri energjitik është i lidhur ngushtë me nevojat reale të trupit të individit. Sot me Kinesiologjia e Aplikuar janë diagnostikuar dhe trajtuar:
-intoleranca ushqimore
-lulet e Bach
-medikamentet homeopatiko-fitoterapikë
-medikamentet allopatikë
-substancat toksike
-mikrobet (viruset, bakteret, kërpudhat, krimbat, parazitët,)
-uji,
-gjaku
-urina
-trauma apo ngjarje të mëparshme
-vitamina, minerale, ushqyes të ndryshëm
-ushqime
-stresi
-gjeopatitë
Kinesiologjia e Aplikuar nuk mund dhe nuk dëshiron të zëvendësojë mjekësinë konvencionale, por në fakt mund të integrohet në bazë të një koncepti holistik.
Kinesiologji rrjedh nga ‘kinesis” që në greqisht do të thotë lëvizje dhe ‘logos”, studim. Pra me termin kinesiologji do të kuptojmë “ Studimi i Lëvizjes”. I referohet studimit të lëvizjes së trupit për shkak të tkurrjes së muskujve.
Me termin "aplikuar" nënkuptohet "ushtrimi i kinesiologjisë për qëllime praktike"
Si përfundim "Kinesiologjia e Aplikuar" e njohur dhe me inicialet K.A është një metodë diagnostike dhe terapeutike jo-invazive dhe natyrore, që merret me problemet praktike të" biomekanikës së trupit "
Sistemi i funksionimit të trupit në përgjithësi, varet nga treshja strukturë-metabolizëm-psikikë ngushtësisht të ndërlidhur, që do të thotë se shëndeti varet nga veprimi i ekuilibruar i këtyre tre komponentëve në një trekëndësh barabrinjës hipotetik të përsosur.
Me "Shëndet" kuptohej “mungesë e sëmundjes”. Ky koncept tashmë është i vjetëruar . Me "Shëndet" duhet të kuptohet "Mirëqenie e plotë psikofizike dhe metabolike" në ekuilibër të përsosur dinamik me; strukturën, psikikën, biokiminë.
Të treja këto së bashku brenda një zone të kufizuar normaliteti të njohur si “tolerancë biologjike" realizojnë gjendjen e "shëndetit" të një subjekti.
Këto tri elemente të balancuar dhe të ndërlidhur kanë të njejtën rëndësi si brinjët e një trekëndëshi ideal barabrinjës
Kur individi nuk gëzon shëndet të plotë me siguri njëri nga të tre elementët e mësipërm (strukturë, psikikë, biokimi) çalon. Prononcim ky i D.D. Palmer zbulues i Kiropraktikës në vitin 1895.
Çalimi qoftë dhe i njërit prej këtyre tre elementëve përcakton sëmundjen (klinike ose subklinike) dhe nga ana tjetër ndërhyn bashkë me dy faktorët e tjerë duke përkeqësuar sëmundjen dhe duke i kthyer në kronike simptomat.
Në rastet e sëmundjeve të rënda kronike, dy ose ndoshta të tre faktorët rezultojnë të çalë. Çdo anë e këtij “trekëndëshi të shëndetit” interferon me të tjerët në një rreth:
- Të mbyllur (ekuilibër = shëndet)
- Të hapur (disekuilibër = sëmundje)
Shembulli i një patologjie; një tension konstant mbi strukturë përfshin emocionalisht individin. Emocionet nga ana e tyre pasqyrohen në aparatin tretës duke ndikuar negativisht në tretjen dhe përthithjen e ushqimeve. Mosthithja e ushqimeve shkakton mungesë të vlerave ushqyese.Për rrjedhojë shkaktojnë dobësim të muskujve që rëndon akoma më shumë tensionin e strukturës fillestare.
Për këtë motiv testi muskular kinesiologjik është mjeti i duhur për të përcaktuar funksionalitetin e përgjithshëm të sistemit, sepse na tregon nivelin e shëndetit të subjektit të marrë në test.
Makinaria njeri është një sistem biologjik ku struktura anatomike dhe funksionet respektive integrohen dhe plotësojnë njëra tjetrën. Sistemi biologjik karakterizohet nga një cikël jetësor ku përfshihen të treja fazat; lindja. rritja, vdekja.
Në lindje, në rritje dhe deri në vdekje mbahet një “Ekulibër Orneodinamik”.
Trupi ynë flet një gjuhë të veçantë dhe testi muskulor është një “kod” për tu interpretuar. “Trupi dhe shpirti nuk gënjejnë por duhet të bëjmë pyetjen e duhur”.
Zhvillimi konstant diagnostik-terapeutik i Kinesiologjisë së Aplikuar ka hedhur poshtë shumë paragjykime.
Kinesiologjia e aplikuar praktikohet nga mjekët, fizioterapistët, nutrizionistët, natyropatët dhe kiropraktikët. Sipas një studimi të National Board of Chiropractic Examiners (NBCE), përqindja e kiropraktikëve që e përdorin K.A është 40% në SHBA ,30% në Kanada, 60% në Australi dhe 70% në Zelandën e Re.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |
ADMIN