MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

MAJDANOZI

 

Majdanozi (Petroselinum Hortense i familjes Umbelliferae ) konsiderohet si një “superushqim”. Është i lezetshëm në shije dhe ka veti të mrekullueshme shërimi që shpesh injorohen. Është kultivuar për më shumë se 2.000 vjet dhe është përdorur në mjekësi para se të konsumohej si ushqim. Grekët e lashtë e mbanin majdanozin të shenjtë, duke e përdorur atë jo vetëm për të zbukuruar fituesit e garave atletike, por edhe për të dekoruar varret e të vdekurve. Praktika e përdorimit të majdanozit për garniturë në ushqim ka një histori të gjatë që mund të ndiqet në qytetërimin e lashtë romak. Majdanozi është barishte shumë popullore në të gjithë botën. Është një i afërm i selinos. E ka origjinën nga Europa e Jugut. Është bimë dy vjeçare, në kuptimin se pas këtyre dy vjetësh që i merret prodhimi, ajo thahet. Koha optimale për mbjellje është mars-prill. Bima rritet shumë shpejt dhe ju mund të merrni prej saj prodhim pothuajse gjatë gjithë vitit.

 

Majdanozi është një burim i shkëlqyer i vitaminës K dhe vitaminës C. Një burim i mirë i vitaminës A, folateve dhe hekurit. Ai përmban 87% ujë, 3% proteina, 3.3% fibra, 0.8% sheqer, dhe 5.5% yndyrë. Ka gjithashtu dhe karbohidrate. Përmban minerale si kalcium, kalium, natrium, fosfor, magnez, hekur, bakër, zink, selen dhe mangan, si dhe  vitamina B1, B2, B3, B5, B6, B12, E, dhe J. Ai gjithashtu përmban një sasi të mirë beta-carotene, lutein, zeaxanthin e flavonoide. Gjithashtu përmban aminoacide si acid aspartik, acid glutammik, cistinë, argininë, alaninë, fenilalaninë, glicinë, valinë, treoninë, isoleucinë, leucinë, lisinë, prolinë, serinë e tiroxinë.

 

Përfitimet nga majdanozi

 

1.  Lufton efektet e dëmshme të radikaleve të lira, parandalimin e plakjes së parakohshme dhe lloje të ndryshme të sëmundjeve të rënda, duke përfshirë disa lloje të kancerit.

2.  Neutralizon disa substanca që klasifikohen si kancerogjene. Kjo është vërtetuar vetëm tek kafshët.

3.  Stimulon sekrecionet e stomakut dhe për këtë arsye është konsideruar si një ndihmë e mirë për proçesin e tretjes.

4.  Është një diuretik i shkëlqyer falë përmbajtjes së kripërave minerale. Është i dobishëm si një integrator pas ushtrimeve fizike, për trajtimin e anemisë dhe lodhjes kronike.

5.  Vitamina K që përmban majdanozi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe në trajtimin e pacientëve me Alzaimer. Kufizon dëmet nervore në tru.

6.  Klorofila  që ka, bën të mundur zvogëlimin e zhvillimit të bakterieve të dëmshme.

7.  Është anestezik për dhimbjet e dhëmbit.

8.  I dobishëm për uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Rezultatet e këtij hulumtimi janë të bazuara në eksperimentet e kryera mbi minjtë, që tregoi një reduktim të sheqerit në gjak. Megjithatë trupi i kafshës është krejtësisht i ndryshëm nga ai i njeriut dhe rrjedhimisht edhe reagimet e saj nuk janë të njëjta. Për të konfirmuar vetitë e bimës është e nevojshme për të pritur zhvillimet e studimeve në njerëz.

9.  Vitamina C dhe beta-carotene kanë aktivitet anti-inflamator, sipas studimeve të fundit, janë të dobishme për kontrollin e artritit. Konsumi i majdanozit gjithashtu kontribuon në eleminimin e acidit urik nga trupi, një substancë e cila është e lidhur me simptomat e artritit.

10.   Bollëku i vitaminave, mineraleve të pranishëm në majdanoz shërbejnë për të forcuar sistemin imunitar duke e bërë trupin më të përgjegjshëm ndaj sulmeve të patogjenëve.

11.   Dr. John Raymond Christopher argumenton se majdanozi mund të përdoret për trajtimin e problemeve në veshka dhe fshikëz. Gurët e tëmthit mund të trajtohet duke pirë çaj të përgatitur me gjethet e tij të freskëta.

12.   Redukton gazrat e zorrëve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin kardiovaskular.

 

Përdorimi dhe ruajtja

 

Është mirë të përdoret i freskët dhe duhet të ketë ngjyrë të fortë të gjelbër. Majdanozi i freskët mund të mbahet në ujë në një kavanoz për disa ditë. Për ta ruajtur në frigorifer zgjidhja ideale është që ta mbajmë atë në një leckë dhe duhet vënë në një qese plastike, në këtë mënyrë ai mund të ruhet deri në disa javë.

 

Kundërindikimet

 

Gratë që janë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshme në marrjen e majdanozit. Është e mirë që ato të mos i tejkalojnë sasitë e vogla që zakonisht përdoren në kuzhinë.  Një konsum i bollshëm i majdanozit mund të krijojë probleme serioze në shtatzani. Majdanozi është i pasur me acid oxalik. Tejkalimi në përdorim dhe për një kohë të gjatë mund të shkaktojë edhe gurë në veshka.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN