MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

NUTRICIONI

 

Një shprehje e Hipokratit thotë: “Bëj që ushqimi të jetë ilaçi yt dhe ilaçi yt duhet të jetë ushqimi”. Për të gjitha kafshët pa përjashtim gjetja dhe konsumimi i ushqimit është për të mbijetuar. Pasi sigurojnë atë, gjejnë qetësi. Ato në dallim nga njeriu nuk kanë nevojë të mësojnë se cili është ushqimi më i mirë për trupin e tyre dhe si duhet ngrënë, sepse përdorin instiktet dhe shqisat që i drejtojnë tek ushqimi më i mirë i mundshëm. Kurse njeriut i duhet të mësojë, i duhet të dijë cilat janë ushqimet më të mira për organizmin e tij.

 

Faktet tregojnë se ne nuk ushqehemi si duhet dhe nuk i llogaritim pasojat që vijnë nga të ushqyerit keq. Të ushqyerit keq nuk do të thotë se ne rrimë pa ngrënë ose hamë pak, por do të thotë se hamë çfarë na vjen për mbarë ose çfarë na pëlqen goja dhe sa të mundemi. Ne nuk dimë shumë për proteinat, karbohidratet, enzimat, vitaminat, mineralet, dhe ku ndodhen ato.

 

Nuk dimë se cilat nga këto elementë i prodhojmë vetë dhe cilat duhet ti marrim patjetër me ushqimet. Nuk dimë se ku treten proteinat në organizëm dhe ku treten karbohidratet. Nuk dimë se nëse konsumon 3 vakte në ditë duhet edhe të dalësh jashtë 3 herë në ditë për të qënë i shëndetshëm. Gjithashtu nuk dimë shumë edhe si t’i përgatitim ushqimet që këto të fundit të humbasin sa më pak nga vlerat e tyre. Nuk dimë se po nuk pati sasinë e duhur të acidit dhe enzimave në stomak nuk i tret dot ushqimet ose ashtu siç duhet. Dhe pastaj habitemi kur na fillojnë problemet. Ne sëmuremi si për mungesë të vlerave ushqimore ashtu edhe për tepricë të tyre. Që ta përdorim ushqimin në favor të shëndetit ka shumë për të folur, por e rëndësishme është të njohim trupin tonë, çfarë shkon mirë dhe çfarë jo tek organizmi ynë. Kështu që më pas do të dimë se çfarë ushqimi duhet të hamë.

 

Të mos harrojmë se ne kemi të njëjtin aparat tretës dhe normalisht çdo ushqim duhet të tretet dhe përthithet njësoj nga të gjithë. Por mënyra e të ushqyerit dhe lloji i ushqimit na bën që të jemi të ndryshëm dhe kështu po i njejti ushqim dikujt i bën mirë dikujt tjetri jo. Ndryshimi gjithashtu midis nesh vjen edhe nga funksionimi normal ose jo normal i aparatit tretës. Në përgjithësi që të ushqehemi shëndetshëm në ushqimin tonë duhet të ketë jo vetëm proteina dhe karbohidrate por edhe disa elementë të domosdoshëm për organizmin të cilat i marrim vetëm nëpërmjet ushqimit siç janë vajrat esencialë, vitaminat, disa lloje aminoacidesh që trupi ynë nuk i prodhon. Në bazën tonë ushqimore duhet të jenë proteinat, që e mira është ti marrim nga legumet, nga peshku dhe pak nga bulmeti (gjiza, djathi, kosi, gjalpi i freskët)   ose akoma më mirë të marrim drejtpërdrejtë aminoacidet, të cilat gjenden me shumicë tek farat e porsambira, sythet e bishtajoreve dhe frutat e thata të futura në ujë 6 orë përpara, si arrat, bajamet, lajthitë etj.

 

 Vitaminat, të cilat i marrim nga frutat dhe perimet. Duhet të marrim mineralet që gjenden  më shumë tek zhardhokët (qepa, hudhra, patatja, karrota, panxhari, rrepa, rapaneli, etj). Gjithashtu e rëndësishme është të marrim vajrat esencialë që përmbajnë omega3, omega6, omega9, që i marrim nga vaji i lirit, vaji i ullirit, vaji i lulediellit, etj etj. Një vend të rëndësishëm gjithashtu në dietën tonë kanë dhe karbohidratet që na japin energjinë e nevojshme. Këto i gjejmë në përgjithësi tek drithërat por më mirë është ti marrim nga frutat. Konsumimi i ujit është shumë i domosdoshëm, por ai duhet marrë 45 minuta para ose 45 minuta pas ushqimit dhe jo gjatë ngrënies sepse hollon lëngun gastrit dhe kështu bllokon tretjen e ushqimit. Duhet të hamë sa më thjeshtë. Duhet të konsumojmë ushqime sa më pak të përpunuara industrialisht, sa më pak mish të kuq, sa më pak yndyrna shtazore, sa më shumë ushqime të freskëta dhe të gatuara në masën e duhur në mënyrë që të mos humbin vlerat e tyre, vitaminat dhe enzimet. Ushqimi ynë duhet të jetë i larmishëm, por në një vakt e mira është të kemi 2–3 lloje ushqimesh. Më e mira është të jenë të të njëjtit tip, psh ushqime proteinoze, ose vitaminoze. Të mos përzihen bashkë proteina dhe karbohidrate në një vakt. Duhet të ushqehemi me vakte të rregullta dhe jo më vonë se ora 19 në darkë. Këto janë këshilla të përgjithshme në lidhje me të ushqyerit.

Vizita tek natyropati, përveç të tjerash, do tju pajisë me informazion më të zgjeruar dhe më të saktë për oraret e ngrënies, llojet e ushqimeve, pirjen e pijeve dhe të ujit, mënyrën e gatimit, mënyrën e të ngrënit etj. Ju mund të lexoni edhe librin tim “Si të ushqehemi që të mos sëmuremi”. Ushqehemi për të jetuar dhe nuk jetojmë për tu ushqyer.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN