NATYROPATIA STUDIO e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.
MENU
HOME
NATYROPATIA STUDIO
Kush jam
Çertifikime
Botimet
Media
Historiku
Të rejat
Çfarë është Natyropatia
SHËRBIMET
Check up Natyropatik
Vizitë psikoemocionale
Refleksologjia plantare
Analiza e fijes dhe rrënjës së flokut
BIO SHOP
Ushqime Natyrale
Superushqime
Intregratorët Ushqimorë
KONTAKT
HISTORIKU
Monsinjor Sebastian Kneipp 1821-1897
Benedikti Lust 1872-1945
Disa shohin Hipokratin, si përfaqësuesin e parë të mjekësisë natyropatike, para se të ekzistonte termi. Praktika moderne e natyropatisë i ka rrënjët e saj në lëvizjen Kura Natyrore e Evropës gjatë shekullit të XIX. Në Skoci, Thomas Allinson, filloi duke mbështetur "Mjekësia higjenike" të tij në 1880, promovimin e një diete natyrore me shmangien e duhanit dhe të punës së tejzgjatur.
Termi "naturopathy" siç thamë më sipër lindi në vitin 1895 nga John Scheel, dhe u përvetësua e u përdor më pas nga Benedikt Lust, "babai i natyropatisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Lusti mësoi hidroterapi dhe praktika të tjera shëndetësore natyrore në Gjermani nga At Sebastian Kneipp. Kneippi e dërgoi Lustin në Shtetet e Bashkuara për të përhapur metodat e tij të mjekimit. Lusti e përcakton natyropatinë si një disiplinë të gjerë dhe jo si një metodë të veçantë, që përfshin teknika të tilla si hidroterapi, mjekësi bimore dhe homeopati. Eliminoi ushqimin e tepërt, çajin, kafenë dhe alkoolin. E përshkroi trupin në terma shpirtërorë dhe vitalë me "varësi absolute në forcat kozmike të natyrës njerëzore."
Në vitin 1901, Lusti themeloi the American School of Naturopathy në Nju Jork. Në 1902, shoqëritë origjinale North American Kneipp ndërruan emër duke u quajtur "Naturopathic Societies". Në shtator 1919 “Naturopathic Society of America” u shkri dhe Benedikt Lusti themeloi “American Naturopathic Association” në vend të saj. Natyropatët ushtruan veprimtarinë e tyre sipas ligjeve në 25 shtete tri dekadat e para të shekullit të XX. Natyropatia përdoret nga shumë kiropraktikë, dhe disa shkolla japin tituj si doktor natyropat apo dhe doktor kiroprakt. Numri i shkollave natyropatike aktive në Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj periudhe varion afërsisht nga një apo dy dyzina.
Pas një periudhe të rritjes së shpejtë, Natyropatia shkoi në rënie për disa dekada pas viteve1930. Dalja e penicilinës dhe e "ilaçeve mrekulli" të tjera si dhe popullariteti i mëvonshëm i mjekësisë moderne kontribuan në rënien e natyropatisë. Në vitet 1940 dhe 1950, një zgjerim i fushës së ligjeve bëri që shumë shkolla të kiropraktikës të heqin dorë nga diplomat e tyre, edhe pse shumë kiropraktikë vazhduan të praktikojnë natyropatinë. Në periudhën 1940-1963, “American Medical Association” bëri fushatë kundër sistemeve jozyrtare mjekësore. Që nga viti 1958, praktika e natyropatisë u liçencua në vetëm pesë shtete. Në vitin 1968 “United States Department of Health and Human Services” ka publikuar një raport mbi natyropatinë duke thënë se natyropatia nuk ishte e bazuar në shkencën e mjekësisë modern dhe se arsimi natyropatik ishte i pamjaftueshëm për të përgatitur të diplomuarit që të përcaktojnë një diagnozë dhe më pas të ofrojnë trajtim. Përkundër të gjitha këtyre problemeve, natyropatia nuk pushoi së ekzistuari. Në vitin 1956 u hap “National College of Naturopathic Medicine” në Portland, Oregon.
Nga 2009, pesëmbëdhjetë shtete në Shtetet e Bashkuara, Porto Riko, Ishujt e Virgjër SH.B.A. dhe në Distriktin e Kolumbias liçensuan mjekët natyropatë, dhe shteti i Uashingtonit u kërkoi kompanive të sigurimit të ofrojnë kompensim për shërbimet e ofruara nga mjekët natyropatë. South Carolina dhe Tennessee ndalojnë praktikën e natyropatisë.
Që nga viti 1970, u rrit interesi në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada në bashkëpunim me lëvizjen gjithëpërfshirëse shëndetësore. Sot, natyropatia praktikohet në evropë, amerik, kanada, australi, dhe azi ku fusha e aplikimit të praktikave natyropatike varion sipas juridiksioneve, dhe natyropatët sipas juridiksioneve nuk mund të përdorin rregullisht emrin Mjek Natyropat apo tituj të tjerë.Në Mbretërinë e Bashkuar natyropatia është e lidhur ngushtë me osteopatinë.
Monsinjor Sebastian Kneipp
1821-1897
Benedikti Lust
1872-1945
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni