MENDO PËR SHËNDETIN TËND

NATYROPATIA STUDIO  e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.

STEVIA REBAUDIANA

 

Stevia është një barishte me gjethe të ëmbla me origjinë Amerikano – Jugore. Lëndët ushqyese që përmban janë shumë të sigurta për konsum.  Gjethet e stevias prej shekujsh zënë një vend të veçantë në kulturën indigjene Guarani të Paraguajit. Studimet shkencore kanë provuar se në këto gjethe të ëmbla ka përbërës fitokimikë me origjinë vegjetale që ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak, kolisterolin, presionin e gjakut nga përdorimi i saj si një ëmbëlsues natyror me kalori pothuajse zero. I takon familjes Asteraceae. Emri i saj shkencor është Stevia rebaudiana. Kultivohet si kulturë komerciale në Japoni, Kinë, Tailandë, Paraguaji dhe Brazil. Sot Kina është eksportuesi kryesor i stevias. Indianët Guarani të Paraguajit i kanë përdorur gjethet e kësaj bime për të ëmbësuar pijet dhe ushqimet si dhe për shumë ilaçe popullore. Në ditët e sotme përdoret në shumë ushqime në shumë vende të Indisë, në disa rajone të Azisë lindore dhe në vendet e Amerikës së Jugut. Ekstrakti i saj është deri 300 herë më i ëmbël se sheqeri. Nuk karamelizohet si sheqeri. Gjethet stevia përmbajnë kalium, kalcium, zink, magnez, sodium, proteina dhe vitamin A, B, C, B3 dhe 21 elemente të tjera. Ka fibra të cilat ndihmojnë në kapsllëk dhe në tretje. Përmban hekur që mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës.

 

 

Përfitimet shëndetësore

 

1. Stevia është një prej bimëve më të rekomanduara në trajtimin anemisë. Ka përmbajtje hekuri dhe substanca të dobishme për trupin, të tilla si taninet, resins, oxalate, fosfor, vitamina, kalcium etj.

 

2. Ndihmon në diabetin e tipit I dhe II për shkak se ajo ka aftësinë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, ul dëshirën për të ngrënë dhe dëshirat për ëmbëlsira. Zvogëlon thithjen e glukozës në zorrë.

 

3. Ndihmon në dobësim duke ulur oreksin dhe dëshirën për ëmbëlsirat. Stevia është përdorur nga vendasit e Amerikës së Jugut për të reduktuar peshën trupore.

 

4. Ul presionin e gjakut nësë pini 2-3 gota çaj stevia në ditë. Disa glycoside në ekstraktet e stevias zgjerojnë enët e gjakut, rritin sekretimin e natriumit dhe prodhimin e urinës.

 

5. Ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi, një filxhan çaj stevia pas çdo vakti.

 

6. Ka një pastrues të moderuar për shkak të pranisë së glycosides, duke qenë e dobishme në trajtimin e kapsllëkut.

 

7. Është diuretik. Flavonoidet e pranishme në stevia ndihmojnë trupin në eliminimin e lëngjeve të tepërta.

 

8. Ndihmon në luftën kundër kollës, pneumonisë, tuberkulozit, për shkak të vetive antibakteriale. Në këtë rast ju mund të përdorni lëng nga rrënja e stevias.

 

9. Lufton bakteriet që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Stevia nuk favorizon rritjen e streptokokut në gojë.

 

10. Është provuar se çaji stevias mund të përdoret për trajtimin e depresionit.

 

11. Stevia përmban shumë antioksidantë polyphenolic (kaempferol, quercetin, acid chlorogenic, acid caffeic, isoquercitin, isosteviol), që ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe rritin  rezistencën e trupit ndaj radikaleve të lira. Studimet kanë treguar se kaempferoli mund të ulë rriskun e kancerit të pankreasit deri në 23%.

 

12. Mund të përdoret në trajtimin e akneve, sepse ekstrakti i ëmbël i stevias në formë të lëngshme përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë. Për plagë të lehta, sepse pluhuri ka antibakterie dhe parandalon infeksionin e lëkurës. Për ënjtjet në këmbë.

 

13. Heq zbokthin. Është e dobishme për shëndetin e kokës dhe flokët, sidomos për flokët e thatë dhe të hollë. Shtoni ekstrakt stevia në shampon tuaj që përdorni rregullisht.

 

 

Kundërindikimet

 

Nuk ka efekte të mëdha anësore. Kujdes duhet të kenë pleqt dhe nenat në gji, sepse për shkak të përmbajtjes së anthraquinone e stevia, vijnë në gjak dhe qumësht e mund të shkaktojë diarre foshnjore.

Disa vite më pare u ndalua në Evropë dhe Amerikë me pretekstin se nuk kishte studime të mjafueshme për efektet anësore të saj. Kjo rezultoj një fitim kohe nga 1-2 kompani Amerikane derisa morën monopolin e tregtimit te saj dhe menjehrë u lirua nga të gjithaa gjoja studime të pamjaftueshme.

 

Përdorimi

 

Duhet mbajtur në një vend të errët, të freskët, pa lagështi si të gjitha bimët e thara.

Gjethet e freskëta mund të përdoren direkt në pije si ëmbëlsues. Sheqeri i bërë nga stevia duhet marrë në porcione të vogla sepse është shumë i ëmbël rreth 300 herë më I ëmbël se sheqeri. Një lugë e vogël është e barabartë me një tas sheqer të zakonshëm për nga ëmbëlsia. Është e mundur të bëhet shurup nga stevia. Në një tas me ujë të nxehtë shtojmë ¼ e tasit gjethe. Lihet 24 orë e pastaj filtrohet dhe futet në frigorifer. Në shumë vende të botës stevia përdoret për të ëmbëlsuar çajin, ëmbëlsirat, kosin, çamçakëzët, medikamentet e hidhura, pijet analkolike etj.

Rritet pa asnjë vështirësi dhe pa shumë ujë në çdo lloj terreni. Mund ta kultivoni edhe në oborrin tuaj.

Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |

ADMIN