MENDO PËR SHËNDETIN TËND
NATYROPATIA STUDIO e hapur në Tiranë nga natyropat ARBEN GJONI për më shumë se tre vjet ka kryer mbi 4000 vizita natyropatike në qytetarë të rinj, të vjetër, fëmijë, sportivë, të të dy gjinive. U ka ardhur në ndihmë atyre me teknika natyrore për mirëqenien psikofizike si dhe në kurimin e disa sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të ushqimit dhe integratorëve ushqimorë.
GERMOLET
Çfarë janë germolet ?
Germolet janë fara të sapombira (syth ose filiza). Mund të jenë të tipeve të ndryshme, puthuajse aq sa bimë njohim, germole soje, luledielli, gruri, elbi, karrote, e shumë e shumë të tjera. Nga germolet marrim në maksimum të mirat që na ofron në formën më biologjike të koncentruar. Në farat e sapombira, rriten shumë enzimat proteolitike që tretin mirë kabohidratet dhe proteinat. Me kalimin e kohës kapaciteti ynë për të prodhuar enzimet e nevojshme për një tretje të mirë të ushqimeve bie dhe kështu bie dhe rezistenca ndaj sëmundjeve. Lajmi i mirë është se këto enzime të nevojshme që na duhen tani mund ti marrim nga germolet, kështu mund të plotësojnë enzimet që trupi ynë nuk arrin ti prodhojë më në sasinë e duhur. Germolet tre ditorëshe përmbajnë nga 10 deri 100 herë më shumë glucoraphanin, induktori primar enzimatik vegjetal që ka një veprim mbrojtës kundra agjenteve kimikë kancerogjenë. Të hash fara të germolizuara rritet përmbajtja e atioksidantëve duke krijuar kështu një ambient armiqësor për bakteriet dhe duke dezintoksikuar trupin.
Koncepti natyropatik për germolet *nga natyropatia studio*
Fara e çdo bime është informacioni biologjik dhe gjenetik për rritjen e një bime te re. Ky informacion qëndron i koncentruar dhe kodifikuar brënda farës deri në momentin e përshtatshëm për tu çkoncentruar dhe çkodifikuar duke prodhuar bimën e re. Këtë mision e kryen vetëm uji. Uji është transportuesi më i mirë i çdo lloj substance. Ai transporton rreth 98% të substancave që ndodhen në natyrë. Çdo farë në vetvete është e përbërë nga proteina, vitamina, minerale, enzime, karbohidrate, yndyrna esenciale dhe joesenciale. Raportet e tyre varen nga lloji i farës dikush ka më shumë proteina, dikush karbohidrate e dikush vajra apo vitamina. Pra përbëhet nga gjithshka që i duhet për të rritur një organizëm të ri biologjik. Por jo të gjitha ndodhen brënda farës, mineralet psh dhe një pjesë e vitaminave ndodhen në cipën e hollë që vesh farën pra në lëkurë. Të tjerat ndodhen brënda farës e kështu me radhë.
Por çfarë ndodh kur një farë njomet në ujë ?.
Faza 1 ( i fusim në ujë të vakët dhe i lëmë rreth 8 orë në erësirë)
Kur ne i fusim këto fara në ujë të vakët lëkura fillon të zbutet dhe çdo substancë që gjendet në lëkurën e farës tretet nga uji dhe transportohet drejt qëndrës së bërthamës.
Faza 2 (1 deri 2 ditë në erësirë duke i shpëlarë dy herë në ditë me ujë te vakët)
Mineralet dhe vitaminat që thithen nga lëkura e farës plus ato që mund të jenë në brëndësi të farës aktivizojnë enzimet brënda farës. Enzimet brënda farës nuk aktivizohen pa minerale pa vitamina dhe pa ujë.
Faza 3 (Vazhdon shpëlarja deri 5 ditë duke qëndruar në erësirë,)
Enzimet fillojnë shpërbërjen e proteinave në aminoacide, dhe të karbohidrateve në monosaccaridi, oligosaccaridi, disaccaridi, trisaccaridi, polisaccaridi. Gjithashtu edhe yndyrnat shpërbëhen në acidet që i përbëjnë. Pra çdo substancë kthehet në gjëndjen fillestare më të thjeshtë të mundëshme sepse në formën e koncentruar qelizat nuk i përdorin dot. Ky është ushqimi fillestar i bimës duke formuar rrënjët dhe sythin.
Faza 4 (Vazhdon shpëlarja deri 7 ditë duke qëndruar në erësirë).
Fara fillon të mbijë, nga njëra anë rriten rrënjët nga tjetra filizi me gjethet nga ku do thithen mineralet dhe energjia diellore për tu rritur më tej.
Çdo farë ka kohë të ndryshme derisa të filloj të rrisë filizin kush 2 ditë, kush 3 ditë, e kush 4 apo 5 kjo mvaret nga lloji I farës. Sa më shumë ritet filizi aq më shumë konsumohet rezerva ushqimore e vetë farës derisa nuk kemi më ushqim në farë. Por bima nëse këtë proces e kryen në tokë do ketë nxjerrë rrënjë dhe gjethe dhe mbijeton në mënyrë tjetër. Kjo fazë ka më shumë fibra sesa vlera ushqyese që shërbejnë për pastrim dhe dobësim.
Atëherë…. kur është faza më e mire për ti konsumuar germolet.
Kjo mvaret nga qëllimi ynë pra nëse duam të rritemi si psh tek fëmijët ose tek njerzit e dobët që duhen shumë vlera ushqyese duhet të përdorim më shumë fazën 3 dhe pak fazën 4.
Nëse duam të marrim pak vlera ushqyese dhe shumë fibra si psh tek të rriturit dhe të shëndoshët do përdorim pak nga faza 3 shumë nga faza 4 dhe
Motivet për të futur germolet në dietën tonë
Germolet janë “superushqim” që përveç cilësisë shumë të lartë ushqimore, është dhe shumë e lehtë për ti bërë në shtëpi. Germolet janë me të vërtetë ushqimi më i mirë, por shumica e njerëzve nuk i përdorin duke mbajtur larg kështu të mirat që sjellin ato për shëndetin. Është momenti që ti futim ato në dietën tonë ushqimore.
Ja disa nga motivet pse duhet të hani germole
1. Germolet mund të mbajnë deri në 100 herë më shumë enzime sesa frutat dhe perimet e gjalla duke i lejuar kështu trupit të marrë më shumë vitamina, minerale, aminoacide dhe yndyrna esenciale se sa nga ushqimet e tjera.
2. Kualiteti i proteinave dhe përmbajtja e fibrave është më i lartë kur farat germolizohen.
3. Përmbajtja e vitaminave dhe acideve yndyrore esenciale rritet në mënyrë impresionuese gjatë proçesit të germolizimit. P.sh, sipas tipit të germolit, përmbajtja ushqimore mund të rritet deri në 30 herë të vlerës origjinale në pak ditë të germolizimit.
4. Germolet e farave të lulediellit, bizeleve, thjerzave, koçkullave, qiqrave etj.. janë në majë të listës së gjithë farërave që mund të germolizohen dhe prodhojnë rreth 30 herë më shumë vlera se vetë farat biologjike të pagermolizuara, madje edhe nga ato të mbledhuara nga vetë kopshti juaj i perimeve.
5. Gjatë germolizimit, mineralet si kalciumi dhe magnezi, lidhen me proteinat, duke i bërë më shumë të bio-disponueshme
6. Gjatë germolizimit, mineralet lidhen me proteinat e farave, duke i bërë kështu më të asimilueshme. Kjo ndodh për disa minerale alkaline si kalciumi, magnezi, potasi e të tjera, që na ndihmojnë të ekuilibrojmë biokiminë e trupit tonë duke favorizuar kështu humbjen në peshë, rritjen e masës muskulare dhe një shëndet më të mirë.
7. Kur përdorim germole, jemi të vetëdijshëm që nuk përdorim pesticide, aditive ushqimorë dhe të tjera substanca kimike të dëmshme per organizmin.
8. Energjia që është në fara, grurë, arra, shumëfishohet gjatë njomjes dhe germolizimit.
9. Germolet janë alkalizantë për trupin tonë. Shumë sëmundje përfshirë këtu dhe kancerin i atribuohen aciditetit të tepërt të trupit.
Germolet kultivohen lehtësisht në kuzhinën tuaj dhe duke qenë shumë pak të kushtueshme nuk ka justifikime për të mos i ngrënë.
Të mirat që ka shëndeti nga germolet
Disa mendojnë se germolet janë ushqime pak a shumë të çuditshme në krahasim me ushqimet që kultivojmë, por ato kanë substanca ushqyese që mungojnë në këto të fundit. Psh. Një porcion germol përmban 7.5 mg vitaminë E se sa i njejti porcion brokoli krudo ose i gatuar që përmban 1.5 mg, ose seleni mund të arrijë deri në 28 mg se 1.5 mg që ka i njejti porcion krudo. Në një porcion germol gjejmë 43% të vlerave ditore që duhet të marrim të vitaminës K, e njohur kjo për rëndësinë e saj në formimin dhe forcimin e kockave, për mbrojtjen e dëmtimeve nervore të trurit përveçse e dobishme në trajtimin e sëmundjes së alzaimerit. Është e mundur të marrim 23% të vitaminës C ( kundër infeksioneve ) dhe 16% të acidit folik ( e nevojshme për ADN që gjendet në të gjitha qelizat e trupit dhe për aminoacidet (tullat e proteinave) pa të cilat propabiliteti për zhvillimin e anemisë, sëmundjeve të zemrës, iktusit dhe kancerit do të rritej. Germolet janë gjithashtu dhe burim i shkëlqyer për fibrat, magnezit manganezin, fosforit, potasit. hekurit tiaminës, niacinës, vitaminës B6, acidit pantontenik etj.
Studimet mbi germolet
Sulforaphane, një kompozim natyral që vjen nga germolet e brokolit, në një studim klinik është parë se frenon qelizat e të kancerit të gjirit. Shkencëtarët kanë zbuluar se zvogëlon jo vetëm popullatën e qelizave të kancerit të gjirit, por zvogëlon edhe madhësinë dhe numrin e mammospheres fillestare (grumbullin qelizor) nga 65% deri në 80%. Një tjetër studim është kryer për të vlerësuar biologjikisht, dehidrogjenezë të alkoolit (ADH, një enzimë që pengon molekulat toksike të alkoolit që mund të komprometojnë sistemin tonë nervor). Konkluzion tjetër është se ekstraktet e germoleve mund të jenë një burim i mirë i antioksidantëve që bëjnë shumë mirë për shëndetin.
Si mund ti përgatitim germolet në kushtet e shtëpisë
Mbirja kërkon ujë,dhe një temperaturë konstante dhe optimale.Nuk është nevoja të kemi patjetër germolizator. Mjaftojn dhe enë kuzhine që kemi të gjithë në shtëpitë tona. Mënyra më e thjeshtë është ajo e përdorimit të qypave të baltës, të xhamit me disa kate për specie të ndryshme, ose një kavanoz xhami i mbyllur me një napë në krye dhe një napë tjetër në fund, ku vendosen farat. Cilido qoftë sistemi i përdorur, farat duhet të zgjidhen me kujdes, të lahen, të mbulohen me ujë dhe të kullohen. Koha e mbirjes varet nga temperatura e ambientit, nga numri i shpëlarjeve, nga lloji i farës dhe nga freskia e saj. Janë shumë varietete farash që mund të konsumohen si germole. Egzistojnë të paktën 40 lloje të ndryshme, që mund të integrohen në dietën ushqimore të njeriut. Preferohet të përdoren fara nga kultivimet biologjike dhe nuk preferohet që të përdoren fara që trajtohen me konçime, pesticide, diserbanti, anticrittogamici dhe helme të tjera. Duhen evituar farat solanaçe, si farat e patates, domates etj, sepse përmbajnë substanca helmuese.
Shëmbull
Zakonisht procesi fillon në darkë. Marrim një tas çfardo në bazë të sasisë që na duhet për të konsumuar dhe e mbushim me fara deri 4 gisht më poshtë se gryka. Pastaj hedhim ujë të vakët deri 3 gisht sipër farave dhe e mbyllim me kapak. Më pas e vendosim në një ambient të errët psh në një nga raftet e kuzhinës.
Në mëngjes e kullojmë ujin i shpëlajmë farat dhe i hedhim në një enë më të gjerë psh një enë plastike në formë tepsie me kapak dhe i vendosim përsëri në erësirë. Mbas 5-6 orësh farat fillojnë të humbasin ujin prandaj duhen spërkatur ose shpëlar përsëri me ujë dhe vendosur në erësirë. Ky proces do bëhet derisa farat të mbijnë dhe të jenë gati për konsum. Po nuk u shpëlan me ujë të pastër të paktën një here në ditë ato mund të zënë myk dhe nuk duhen konsumuar.
Rreziku nga germolet
Pëveç të mirave të padiskutueshme që ka konsumimi i germoleve, ka dhe rrezikun e vet. Ky rrezik, në raste të veçanta, nuk vjen për faj të farave, por për faj të kontaktit të tyre me bakterie të ndryshme. Në vitet e fundit ka patur raste edhe vdekjeprurëse, siç ishte rasti i Gjermanisë dhe i Francës, ku i gjithë faji iu vu gjermolit dhe jo masave të sigurisë dhe kontrollit në prodhimin e tyre. Ky sulm në shkallë të gjerë u bë nga mediat dhe nga shoqëritë që janë të interesuara të minimizojnë efektin e tyre të shëndetshëm dhe të ngrenë lart rrezikun e tyre. Megjithatë, të gjithë e dinë, se në çdo lloj prodhimi ushqimor, nëse nuk zbatohen rregullat dhe kontrollet e duhura, mund të prodhohen ushqime të rrezikshme, si p.sh. mozarelle blu, vezë me salmonelë dhe qumësht me dioksinë, mish me prioni etj. Prandaj japim edhe disa rregulla për mbirjen e farave në mënyrë sa më të sigurtë.
Le të fillojmë me farën që mbin dhe ambientin ku ajo rritet, që është njëkohësisht ambienti më i përsosur, gati ideal për rritjen e patogjenëve. Në këto kushte çdo qelizë salmonele rritet deri në 100.000 qeliza në 48 orë. Problemi kryesor është se farat mund të jenë të kontaminuara nga jashtëqitjet e kafshëve në fushë. Mbeturinat me origjinë shtazore mund të sjellin bakterin e rrezikshëm dhe shpesh vdekjeprurës E.coli 0157:H7 dhe salmonella apo edhe patogjenë të tjerë. Asnjë metodë e dekontaminimit të farës nuk është e sigurtë 100%, prandaj duhen bërë disa etapa të ndryshme për të patur në fund germol të sigurtë. Fara ka nevojë që të magazinohet në një dhomë të pastër dhe të dizinfektuar më parë nga roditorët (minj, etj) dhe insektet (mizat, etj). Gjithashtu duhet të mos ketë lagështirë. Nëse fara do konservohet për një kohë të gjatë, temperatura e dhomës duhet të jetë pak e ulët.
Pasi të kemi blerë farën, është i nevojshëm një sterilizim i sipërfaqes së farës para se ta vëmë për mbirje. Metoda më frytdhënëse dhe dizinfektuese është një larje me Ipoklorito të Kalçiumit për 10 minuta. Në mungesë të tij mund ti shpëlajmë me ujë ku më pare te kemi tretur pak sodë buke. E shoqëruar më pas me një shpëlarje të fortë me ujë të pastër e të freskët. Më pas vendoset në enë të posaçme (si ato që përshkruam më lart) për rritjen e farave dhe në ambient të kontrollueshëm.
Faktorët që influencojnë në rritjen e farës janë:
1) Fara me cilësi.
2) Cilësia e ujit, sasia, koha, temperatura dhe intervali i vaditjes.
3) Gazi dhe atmosfera e pranishme në dhomën e rritjes.
4) Temperatura dhe lagështia.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Natyropatia.al - Natyropat Arben Gjoni |
ADMIN